Shafrani është ilaç natyral për stresin dhe depresionin.
Dy mijë lekë të reja për një gram. Quhet ari i kuq. Është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ndër tre ushqimet më të shtrenjta bashkë me tartufin e bardhë apo Caviarin. Për fat gjendet edhe në Shqipëri, shafrani.
Ngjyra e kuqe e pistilave, aroma unike dhe shija pikante e bëjnë shafranin si asnjë erëz tjetër.
Një erëz që është përdorur që në lashtësi e që përdoret edhe në industrinë farmaceutike. Konsiderohet mbreti i medikamenteve dhe i erëzave.
Kultivimi i Shafranit në Kosovë ka nisur tashmë të jetë një biznes solid, e së fundmi ka nisur të jetë po aq i suksesshëm edhe në Shqipëri.
Prodhimi më i ri i kësaj bime, po bëhet kryesisht nga një sipërmarrje shqiptaro-italiane. Ai kultivohet në Dëshiran të Belshit në një sipërfaqë prej disa dynym.
Denisa Elezi, administratore e kompanisë “Victus Fed”, që prodhon shafranin e Dumresë në Shqipëri, thotë për AgroWeb.org se kjo kompani lindi në mars të vitit 2013, pas disa vitesh eksperimentimi në zonën e Dumresë dhe zona të tjera të Shqipërisë.
‘Përzgjedhja e shafranit si kulturë, pas një analize të kujdesshme të territorit dhe tregut shqiptar erdhi edhe për shkak të pasionit tonë për gastronominë ku shafrani është mbreti i erëzave’, thotë Denisa.
Por, duke qenë se shafrani është një erëz jo shumë e njohur në Shqipëri, a ka kërkesë nga konsumatori shqiptar?
‘Duhet të themi që përgjigjja e konsumatorëve ishte surprizuese’, thotë Denisa, duke shtuar se ‘prirja ndaj të ushqyerit mirë e shëndetshëm dhe kurioziteti ndaj shijeve të reja, ka bërë që interesi ndaj shafranit të jetë gjithnjë e më i madh.
Fara e mbjellë në Dumre është përzgjedhur nga zona e Acquila-s në Italinë qendrore, e cila është edhe zona e njohur historikisht për prodhimin e shafranit’, thotë Denisa për AgroWeb.org.
Shafrani i Dumresë veç tregtimit në pikat e produkteve organike në Tiranë trëgtohet edhe në Vlorë, Elbasan apo Sarandë, ndërkohë që një sasi e prodhimit eksportohet edhe drejt Italisë.
Vlerat e shafranit
Shafrani me emrin botanik Crocus sativus, merret nga bima e familjes Iridaceae, e cila ka një sezon të shkurtër lulëzimi, vetëm tre javë në vit.
Pjesa shëruese e shafranit janë stigmat që përmbajnë safranal dhe fitokimikate të shumta si krocina, pikrokrocina, likopena, karotenoidet dhe alkaloidet.
Shafrani është ilaç natyral për stresin dhe depresionin dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjeve si Alzheimerit.
Nga vitaminat, shafrani në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6.
Për 0.5 kg të erëzës është e nevojshme të merren rreth 75.000 lule. Një lule ka 3 fije që duhen mbledhur me kujdes me dorë.
Një gramë ka rreth 200-300 fije stigma shafrani.
Si të përgatisni çaj shafrani
3 – 4 fije shafrani
Pak mjaltë
Një gotë ujë
Vendosini fijet e shafranit në një gotë me pak ujë të ngrohtë dhe lereni për 10 minuta. Më pas hidhini aty rreth gjysëm gote ujë të nxehtë të vluar. Shtoni mjaltë nëse dëshironi për ta ëmbëlsuar. Fijet e shafranit janë të kosumueshme, nëse dëshironi.
Konsumimi i shafranit preferohet për të gjithë njerëzit, por në sasi të vogla. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe