LAJMI I FUNDIT:

Qoftere nga fasulja: Ushqim i shijshëm për fillestarët

Qoftere nga fasulja: Ushqim i shijshëm për fillestarët

Ushqim i shkëlqyeshëm për ditët kur mbani dietë – qoftere të shijshme nga fasulja!

Përbërësit:


– 500 g fasule;
– kripë;
– erëza bimore;
– 2 lugë të vogla spec të bluar;
– piper;
– ½ luge të vogël kumin;
– 2 fletë dafine;
– 1 karotë;
– 40 g qepë;
– 2 thelpinj hudhre;
– 5 lugë vaj + vaj për fërgim;
– 3 lugë thërrmija buke;
– miell;
– ujë.

Përgatitja:

Fasulen zieni (ujin e parë derdheni) me fletë dafine dhe karotë dhe pastaj bëjeni pure.

Mundeni të përdorni fasule nga konserva, në atë rast vetëm grini në rende karotën, do të jetë paksa më e fortë, por nuk është keq.

Shtoni erëzat dhe formoni qoftere (duart lyeni me vaj në mënyrë që masa të ngjitet më pak) dhe pastaj secilën qoftere rrotullojeni në miell dhe vendoseni në folie derisa të vijë koha t’i fërgoni.

Fërgoni thellë në vaj, më parë të mbuluar me kapak në mënyrë që të mos spërkatë vaji.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Roladë mozaik

Roladë mozaik

Kuzhina
Palapeta me kafe

Palapeta me kafe

Oreksndjellëse
Bukë e pasur integrale

Bukë e pasur integrale

Nga duart tua
Krejt Ka Pak - Kursi i Gatimit - Emisioni 1

Krejt Ka Pak - Kursi i Gatimit - Emisioni 1

Kuzhina
Kifle me Pure Patateve për 12 minuta

Kifle me Pure Patateve për 12 minuta

Kuzhina
Kalo në kategori