Përfaqësuesit e Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Sindikata e Policisë së Kosovës, Sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave, përmes një komunikate për medie kanë njoftuar se kanë mbajtur një takim të përbashkët duke debatuar për situatën në këta sektorë pas lajmit të shpërndarë se mund të mos jenë paraparë mjete në projektligjin e buxhetit për zbatimin e Ligjit të Pagave.
Ata kanë deklaruar se situata në sektorët që përfaqësojnë është acaruar dhe se kanë nisur të shtohen kërkesat e anëtarësisë që të bëhen përgatitje për të nisur edhe me veprime sindikale nëse Ministria e Financave dhe kryeministri nuk ofrojnë dëshmi se janë bërë planifikime buxhetore për Ligjin e Pagave.
“Duke u gjendur në këtë situatë përfaqësuesit e FSSHK-së, SPK-së, Sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave kanë vendosur bashkërisht që t’i drejtohen kryeministrit Albin Kurti për një takim urgjent e në momentin më të afërt të mundshëm për të debatuar për këtë çështje. Në takimin me Kryeministrin Kurti përfaqësuesit e këtyre pesë sindikatave do të kërkojnë nga ai që të shpalos planin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së punëtorëve në Republikën e Kosovës nëse Ligji për Paga zvarritet edhe më tutje”, thuhet në komunikatën e tyre për medie.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin, nuk përjashtoi mundësinë e grevës në rast se më buxhetin e vitit 2020 nuk përfshihet edhe kostoja e Ligjit të Pagave.
“Nëse nuk parashihet në projektbuxhetin për vitin 2020, ligji për paga atëherë kam frikë se do të jetë kërkesa e anëtarësisë së SBASHK-ut, do të ketë kërkesa për grevë. Nëse anëtarësia kërkon një gjë të tillë unë jam i obliguar dhe do ti qëndrojë në ballë edhe grevës dhe veprimeve tjera që anëtarësia do t’i kërkojë nga ne”, ka thënë Jashraj.
Ligji për Paga në sektorin publik për shërbyesit civil u miratua një vit më parë më 2 shkurt 2019 në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se në shenjë pakënaqësie për këtë projektligj, për tri javë rresht patën hyrë në grevë punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet e arsimit publik në Kosovë. Në grevë hynë edhe punëtorët shëndetësor, ata të administratës dhe të institucioneve të tjera publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite