LAJMI I FUNDIT:

Jaguar ka nisur testimin e një makine të re, që pritet të lansohet gjatë vitit që vjen

Jaguar ka nisur testimin e një makine të re, që pritet të lansohet gjatë vitit që vjen

Modeli E-Pace, është parë vetëm disa ditë pasi u raportua se ka filluar të testohet F-Pace i ri

Në fillim të javës, është parë teksa testohej F-Pace i ri, që është modeli më i shitur nga Jaguar, që kur u lansua gjatë vitit 2016, transmeton Telegrafi.

Për ta mbajtur në hap me zhvillimet moderne, kjo makinë i është nënshtruar ndryshimeve që janë mjaft të lehta, por megjithatë i ndihmojnë të jetë krahas makinave moderne.


Ky nuk është i vetmi model, të cilin Jaguar e ka futur në testim, pasi po testohet edhe E-Pace që është një SUV me përmasa pak më të vogla.

Sikur makina tjetër që ka përmasa më të mëdha edhe E-Pace ka pësuar vetëm ndryshime të lehta, që u panë derisa testohej në mot të ftohtë ne rrugë të mbuluar me borë.

Grilli i ri, dritat e përditësuara dhe kapaku shumë më i fryrë, janë ndryshimet që janë parë, megjithëse makinën e mbulon një shtresë e trashë kamuflazhi.

Të njëjtat ndryshime pritet të jenë edhe në pjesën e pasme, por që nuk janë vërejtur deri më tani. Brendia nuk është parë, por pritet të ketë sistem të ri të infoteitment.

Gjatë vitit që vjen, pritet të lansohet Jaguar E-Pace,  që mund të jetë një hibrid i lehtë, shumë praktik dhe i mirë për vozitje urbane. /Telegrafi/