Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka pasuri në vlerë prej 41 milionë eurosh, ndërsa në rrjetet sociale shpesh shohim fotografi të tij nga pushimet ekzotike me fluturime private, vetura të shtrenjta sportive dhe orë në vlerë prej 412.020 eurosh.
Mirëpo, kampioni i unifikuar i botës në kategorinë e peshave të rënda, i cili akoma jeton me nënën e tij, të gjithë luksin e bën pa i shpenzuar paratë e tij. Njëherësh, ai ka edhe një banesë modeste dydhomëshe në Sheffield, të cilën e shfrytëzon në periudhat kur stërvitet.
Dhe derisa Joshua është një prej pak njerëzve që nuk duhet të shqetësohet për çmimin e pushimeve dhe luksit, ai madje nuk duhet të paguajë as për gjësendet që i blen nëpër dyqane, sepse ia paguajnë sponsorët.
Ai është parë në aeroplanë privatë, duke mbajtur orë të shtrenjta dhe duke vozitur vetura luksoze, mirëpo të gjitha këto kanë qenë të sponsoruara – AJ nuk ka paguar kurrë për asgjë. 30-vjeçari nuk i shpenzon paratë e tij, ai i mbledh ato. Boksieri bën një mënyrë jetësore që të gjithë do ta dëshironin, por e bën në mënyrë të mençur dhe me strategji.
Aeroplanë dhe helikopterë privatë
Joshua ka 12 marrëveshje vjetore në vlerë të përgjithshme prej gjashtë milionë eurosh – duke nisur nga veshjet, elektronika dhe veturat, të cilat i shfrytëzon dhe në këtë mënyrë nuk i shpenzon paratë e tij.
Brendi amerikan i veshjeve sportive, Under Armour, krahas veshjeve ia siguron edhe udhëtimet me aeroplanë privatë. Ai është fytyra reklamuese e Beats by Dre (që nga viti 2017) që ia siguron udhëtimet me helikopterë.
Veturat e shtrenjta që nuk i paguan
Vetura e parë e Joshuas ka qenë Vauxhall Astra, të cilën e kishte blerë si 17 vjeçar 1.500 funte (1.766 euro). Ndërsa tash, falë partneritetit me Jaguar Land Rover (nga i cili përfiton afro një milion euro në vit), ai vozit një Jaguar XJR që ka vlerë prej 109.500 euro.
Vetura e tij e preferuar është Range Roveri i zi. Një të tillë në vlerë prej 176.500 euro i kishin vjedhur në vitin e kaluar, por kompania ia dhuroi menjëherë një të re.
Udhëtimet pa pagesë në vendet luksoze
Kur nuk është duke u stërvitur, AJ bën pushime ekzotike me familjen dhe miqtë në vende, si Dubai, Xhamajka e Miami.
Porse, shumica e këtyre udhëtimeve sponsorohen nga vendet dhe resortet që e kanë privilegjin ta kenë aty yllin e madh të boksit. Ai ka qëndruar në vila që paguhen mbi 6.000 euro nata, mirëpo nuk ka paguar me paratë e tij.
Ora që kushton më shumë se një shtëpi
Joshua ua di vlerën parave që i fiton, pasi që vjen nga një familje jo e pasur dhe si fëmijë ka jetuar në konvikt të komunës së Watfordit. Megjithatë, përkundër se qëndron i përulur dhe modest, ai vazhdon të mbajë stoli dhe rroba që kushtojnë mijëra euro.
Në vitin e kaluar ka marrë dhuratë një orë në vlerë prej 412.000 eurosh falë partneritetit me brendin e gjësendeve luksoze, Audemars Piguet
Nuk paguan për palestra, për ushqim apo koncerte
Edhe stërvitjet i bën në palestra ku nuk paguan, duke qenë se ka ndihmuar në hapjen dhe promovimin e tyre.
AJ nuk duhet të paguajë as kur bën blerje në supermarkete të ndryshme, qoftë gjësende ushqimore apo të higjienës, sepse të gjitha i ka të sponsoruara falë reklamave që i bën. Nëse dëshiron të dalë për darkë me familjen apo miqtë, gjithçka e ka pa pagesë në restorante të caktuara.
Ai nuk duhet të paguajë as kur shkon në koncerte apo evenimente sportive, pasi agjencia e biletave, StubHub, kujdeset që ai të jetë gjithmonë në zonën VIP, derisa kanalet televizive të Sky TV ia siguron Sky Sports. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra
“Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit”, Megi Pojani dhe motra e saj tregojnë sekretin
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer
"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City