LAJMI I FUNDIT:

“The Times”: Kurti ofendoi shumë njerëz, s’i kanë mbetur miq për koalicion

“The Times”: Kurti ofendoi shumë njerëz, s’i kanë mbetur miq për koalicion

Një artikull i publikuar sot nga gazeta britanike “The Times”, ka folur rreth liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Në këtë shkrim të autores Hannah Lucinda Smith, shkruan për rrugëtimin politik të Kurtit.

“Njeriu që do të jetë kryeministër i Kosovës ka ofenduar shumë njerëz në rrugëtimin e tij nga një rrebel në politikanin kryesor. Pushteti mund të paraqesë dilema kur keni arritur emrin si një rrebel, siç po e mëson Albin Kurti, kryeministri në ardhje i Kosovës”, shkruan në artikullin e “The Times”.


Tutje autorja flet edhe për rebelizmin e Albin Kurtit në fundin e viteve të 90-ta.

“Kurti, 44 vjeç, u bë i njohur si një aktivist në fund të viteve 1990, duke demonstruar kundër represionit në rritje ndaj shqiptarëve të Kosovës nga Serbia e Sllbodan Millosheviqit. Me flokë të gjata dhe me stil prej rokeri, ai udhëhoqi protestat studentore në Universitetin e Prishtinës, punoi për krahun politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u burgos nga regjimi i Millosheviqit për gati tri vjet”,  shkruan “The Times” përcjellë Klan Kosova.

Lucinda-Smith, shkruan edhe për karrierën e tij të pasluftës dhe aktivizimin e tij në politikën kosovare.

“Në epokën e pasluftës ai iu drejtua me kritika misioneve ndërkombëtare të ngarkuara me mbikëqyrjen e rimëkëmbjes së Kosovës, së pari Kombeve të Bashkuara dhe më vonë Bashkimit Evropian.”

“Kur Kosova e fitoi pavarësinë e saj më 2008, ai e kritikoi edhe atë, duke refuzuar ta njohë flamurin e saj dhe duke preferuar të paraqitej para flamurit me shqiponjën dykrenare të Shqipërisë, me të cilën ai avokon bashkimin”, shkruan Hannah Lucinda Smith.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori