LAJMI I FUNDIT:

Lufta e Kosovës në ”55 ditët” e Mirela Oktrovës

Lufta e Kosovës në ”55 ditët” e Mirela Oktrovës

Ditari dokumentar dhe fotografik “55 ditë” i gazetares, studiueses dhe autores Mirela Oktrova, i mbajtur 20 vjet më parë në 55 ditët e qëndrimit të saj në zonën e krizës gjatë Luftës së Kosovës u promovua edhe në Tiranë, në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) në Kryeministri.

E veçanta e këtij botimi ishte dhe fotoja e kopertinës e cila tregon ngjarjen kryesore të rrëfimit. Ajo fikson në celuloid vulosjen e duarve të të shpërngulurve, si mjet identifikimi në kushtet e mungesës së dokumenteve personale.

Teksa lexonte për të pranishmit, autorja u shpreh se “një luftë do të duhej të mjaftonte, për të na mësuar të vlerësojmë paqen”.


“Libri është një kronikë autentike e Luftës së Kosovës nga një këndvështrim specifik. Në këto 55 ditë është ditari që unë kam mbajtur gjatë qëndrimit tim në rajon, në pjesën më të madhe në Maqedoninë e Veriut, por dhe në Kosovë kur hyra me trupat e NATO-s. Në këtë libër pasqyrohet gjithë çfarë ndodhte atje sa i takon sfondit strategjik, politik dhe ushtarak, katastrofës humanitare dhe natyrisht kontaktet emocionale me individët që takova dhe nuk ishin pak, ishin 15 mijë vetë”, shprehet Oktrova.

Ajo gjithashtu shprehet se ky libër ka një vlerë të veçantë emocionale, e cila edhe sot, edhe pse kanë kaluar vite për të mbetet ende një dëshmi e gjallë dhe e trishtë. /ata/

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/627838154414833/

Në trend Kultura

Më shumë
NEONATUS

NEONATUS

Poezi
PlayUK në PriFest

PlayUK në PriFest

Poeti që kalëron me kohën

Poeti që kalëron me kohën

Kulture
Rikthimi i filozofëve të famshëm

Rikthimi i filozofëve të famshëm

Kulture
Gjergj Kastriot Skënderbeu në botën gjermanike

Gjergj Kastriot Skënderbeu në botën gjermanike

Kulture
Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë?

Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë?

Kalo në kategori