LAJMI I FUNDIT:

Trump vepron kundër mediave “fake” me një ide të re

Trump vepron kundër mediave “fake” me një ide të re

Mediat kritike kanë qenë halë në sy për Trump. Ideja e tij e fundit: Institucionet federale amerikane do të detyrohen të përfundojnë abonime të caktuara. Të prekura nga kjo masë janë “New York Times” e “Washington Post”.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar si “New York Times”,  edhe “Washington Post” si “armiq të popullit”. Tani Shtëpia e Bardhë dëshiron që institucionet federale amerikane të mos i marrin më përmes abonimit gazeta të tilla. “Moszgjatja e abonimit të këtyre institucioneve federale do të thotë një kursim kostoje për taksapaguesin, qindra mijëra dollarë,” bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.


Në komunikatën për shtyp nuk bëhet e qartë, se si do ta zbatojnë këtë konkretisht institucionet amerikane. “Wall Street Journal” raportoi në bazë të informatave nga qarqe qeveritare, se Shtëpia e Bardhë po përgatit një urdhëresë për autoritetet federale, sipas të cilës nuk do të zgjatet më abonimi për dy gazetat e njohura amerikane. Sipas agjencisë, AFP, Shtëpia e Bardhë i ka anuluar ndërkohë abonimet e saj.

Mediat që raportojnë në mënyrë kritike për të, “New York Times”, “Washington Post” e të tjera, Trump i akuzon se e trajtojnë atë “në mënyrë të tmerrshme”, dhe se përhapin “lajme të rreme”. Por kritikët e fajësojnë Trump, se ai vetë është përhapësi më i madh i “lajmeve të rreme”. Sipas verifikuesve të fakteve në “Washington Post”, Trump në afër 1000 ditët e qeverisjes ka bërë 13.435 pohime të gabuara apo çorientuese. Trump i tha televizionit të preferuar prej tij, Fox News, se “New York Times” është “një gazetë fake”, që ai nuk e do më në Shtëpinë e Bardhë. Të dyja gazetat gëzojnë një prestigj të madh ndërkombëtar. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Botë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori