LAJMI I FUNDIT:

Kriptovaluta Libra nuk është ndërtuar për të zëvendësuar paratë tradicionale

Kriptovaluta Libra nuk është ndërtuar për të zëvendësuar paratë tradicionale

Kriptovaluta e Facebookut e cila do të lëshohet në përdorim nga një organizatë me seli në Zvicër, nuk është krijuar për të zëvendësuar paratë tradicionale ekzistuese, kështu tha një drejtues i Libra Association.

Sipas Bertrand Perez, kjo kriptovalutë nuk është në hapësirën e zëvendësimit.


“Nuk jemi në hapësirën e zëvendësimit të një politike dhe rezerve monetare”, tha Perez gjatë një konference të Blockchain në zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, përcjell

Projekti sipas tij mund të ndihmojë Kombet e Bashkuara të arrijnë objektivat e tyre të zhvillimit si eliminimi i varfërisë dhe barazia gjinore.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe zyrtarë të Bankës Qendrore Zviceriane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ditë parë një ekzekutiv i kompanisë ka lajmëruar se kjo valutë do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm.

Kriptovaluta Libra debuton vitin e ardhshëm
Lexo po ashtu Kriptovaluta Libra debuton vitin e ardhshëm

Që kur kompania publikoi planet për Libra në muajin qershor, është përballë me akuza dhe kritika të shumta në Evropë, veçanërisht në Francë dhe Gjermani të cilat kërcënojnë me bllokimin e saj.

Projekti i gjigantit të medias sociale është një tentativë e profilit të lartë për të nxitur adoptimin masiv të kriptovalutave.

Vlera e Libras do të bazohet në asete reale ku përfshihen depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra. Kriptovaluta do të mbikëqyret nga një organizatë me 28 anëtarë. /Telegrafi/