Një rajon i nënpopulluar në jug të Italisë po ofron të ardhura 700 euro në muaj për tre vjet për të jetuar në një nga fshatrat e tij.
Sidoqoftë, ka disa kushte: fshati duhet të ketë më pak se 2,000 banorë, dhe i ardhuri duhet të zotohet për hapjen e një biznesi, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Donato Toma, presidenti i Molise ka thënë: “Ne donim të bënim më shumë; ne donim që njerëzit të investonin këtu. Ata mund të hapin çdo lloj aktiviteti: një dyqan buke, një restorant,… Është një mënyrë për të marrë frymë jeta në fshatrat tona duke rritur gjithashtu popullsinë”.
Toma njoftoi gjithashtu se çdo qytet me më pak se 2,000 banorë do të merrte 10,000 € (9,000) në muaj me të cilin do të ndërtonte infrastrukturë dhe promovonte aktivitete kulturore.
“Nuk është vetëm çështje e rritjes së popullsisë. Njerëzit gjithashtu kanë nevojë për infrastrukturë dhe një arsye për të qëndruar, përndryshe ne do të përfundojmë përsëri atje ku kemi filluar disa vjet më parë”, tha ai.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Italiane (Istat), Molise, me një popullsi prej 305,000 banorësh, është ndër rajonet që ka humbur më shumë banorë në vitet e fundit – mbi 9,000 e kanë lënë që nga viti 2014.
Në 2018, më shumë se 2,800 banorë vdiqën ose u transferuan në një zonë tjetër, gati 1.000 më shumë se një vit më parë. Asnjë lindje e vetme nuk u regjistrua në nëntë fshatrat e saj.
Gjithashtu, siç bëhet e ditur, për herë të parë në 90 vjet, numri i qytetarëve italianë që jetojnë në Itali ka rënë në rreth 55 milionë, sipas Istat.
Ndryshe, Italia llogaritet si e vetmja ekonomi e madhe evropiane, popullsia e së cilës pritet të bjerë më tej në pesë vitet e ardhshme, sipas Kombeve të Bashkuara. Ajo renditet e dyta – pas Japonisë – si vendi me përqindjen më të madhe të të moshuarve, me rreth 168.7 mbi 65 vjeç për çdo 100 të rinj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës – pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker