Sëmundjet e shëndetit mendor po njohin përhapje më të madhe në popullatë së fundit. Por për të përballuar të sëmurët e prekur kërkohen kapacitete si burime njerëzore të specializuar dhe numër shtretërish.
Shqipëria për fat të keq renditet e fundit në Evropë për nga numri i mjekëve të specializuar në psikiatri, ku sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë vendin ka vetëm 25 të tillë. Kështu për 100 mijë banorë që jetojnë në vend nga në dispozicion ka vetëm një mjek në dispozicion. Nga ana tjetër një anketë e kryer nga INSTAT gjeti se 60-70 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë përjetuar sëmundjen e depresionit, një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, e lidhur zakonisht me të qenët i trishtuar, humor të keq që ndikon negativisht tek produktiviteti mendor dhe lëvizjet. Edhe sipas mjekëve psikiatër trendi i pacientëve që kërkojnë ndihmë të specializuar nga mjekët psikiatër ka qenë në rritje.
Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara në Treguesit e Shëndetit Publik, numri i shtretërve në shërbimin spitalor të specializuar për shëndetin mendor është 635. Ndërkohë në këtë shërbim spitalor të specializuar operojnë 25 mjek psikiatër.
Pas Shqipërisë, Turqia renditet e dyta në Evropë për nga numri i ulët i mjekëve psikiatër. Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e mjekëve specializante dhe popullsinë e secilit shtet, në Turqi ka 5 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë.
Renditjet e pason Bullgaria me 8 mjekë, Maqedonia e Veriut dhe Polonia me 9, Malta dhe Spanja me 10.
Numri më i lartë i mjekëve psikiatër vihet re në vendet me mirëqenie të lartë. Kështu rekordin për numrin më të lartë të tyre e mban Zvicra, ku sipas përllogaritjeve ka 51 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë, pasuar nga Lihtenshtajn me 35 mjekë, Gjermania me 27, Islanda me 26.
Edhe në vendet nordike numri i mjekëve psikiatër është i lartë, krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Në Norvegji dhe Finlandë përllogariten 24 të tillë, ndërsa në Suedi 23.
Një tregues i depresionit është dhe rritja e konsumit të barnave qetësuese në vend. Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të siguruara më herët nga Monitor, importet e Loram, Xanax dhe Citolex janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit.
Për vitin 2016, ato janë 6-17 për qind më të larta sipas llojit të medikamentit. Më 2016, u zhdoganuan 195,137 pako Loram (2.5 miligramë) nga 167 mijë më 2015, me një rritje vjetore 18 për qind. Me ritme dyshifrore apo 11 për qind janë rritur edhe importet e Xanax dhe rritje 6 për qind edhe ato të Ciltolex. Burimet në dogana pohojnë se ritmet e rritjes së importeve të këtyre medikamenteve kanë qenë të larta në dy vitet paraardhëse. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova