Kuvendi i Kosovës, para disa ditësh miratoi rezolutën për shërbimin e homologimit të veturave.
Përmes kësaj rezolute kërkohet të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim të Ministrisë së Infrastrukturës, të fillojë plotësimi dhe ndryshimi i projektligjit për automjete si dhe në afat prej dy muajve të miratohet udhëzimi i ri administrativ.
Në rezolutën e propozuar nga deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, gjithashtu kërkohet që në afat prej gjashtë muaj të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një intervistë për EkonomiaOnline, thotë se kjo rezolutë nuk i obligon që të bëjnë këto ndryshime.
Megjithatë, thotë se për hir të interesit qytetar do të fillojnë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit.
“Ajo nuk na obligon neve që ne të shfuqizojmë udhëzimin administrativ. Mirëpo, unë si ministër po e them që punoj në interes të qytetarëve dhe përmbushjes së kërkesave të qytetarëve dhe unë po i shqyrtoj të gjitha mundësit që të bëjë plotësim ndryshimin e udhëzimit administrativë, por edhe të ligjit. Paraprakisht ligji pastaj edhe udhëzimi administrativ. Ne kemi pasur një raport nga TIEX-i që kanë qenë edhe nga Ministria e jonë ekspertë që janë të përfaqësuar në këtë grup dhe ne kemi marrë rekomandime, por ato rekomandime asnjërën nuk e kanë cek monopolin apo ndërprerjen e kontratës, sepse ligji ia mundëson një licencim të këtyre kompanive të jenë 1, 2 apo 10 të pakufizuar dhe ne kemi vepruar në bazë të ligjit. Por, para qytetarëve e them që ne do të fillojmë plotësim ndryshimin e ligjit dhe të udhëzimit administrativë”.
Ministri Lekaj thotë se në projektligjin e ri do të kenë parasysh interesat e qytetarëve.
Thotë se do të bëjnë edhe liberalizimin e këtij tregut dhe se do të ketë ulje të çmimit për homologim.
“Ne jemi të fokusuar të hapim tregun që të shikojmë të gjitha çmimet që janë në rajon dhe të shkojmë edhe më lirë që mos ta atakojmë gjepin e qytetarëve, sepse dihet ekonomia jonë sa është e zhvilluar, dihen pagat dhe nuk mund ta krahasojmë Kosovën me një vend në rajon apo kudo tjetër, sepse pagat janë të ulta dhe papunësia. Në këtë drejtim do të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të punojmë në interes të qytetarëve”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025