LAJMI I FUNDIT:

Intervistohet Blerim Devolli lidhur me Telekomin

Intervistohet Blerim Devolli lidhur me Telekomin

Biznesmeni Blerim Devolli, njëkohësisht pronar i “Z Mobile”, po intervistohet nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

Intervista po mbahet në ambientet e Kuvendin e Kosovës. Ndryshe, me të nisur intervisti mi Devolli ka kërkuar që kjo të bëhet pa praninë e mediave.

Në anën tjetër deputetët kërkuan arsyen pse Devolli kërkon intervistim të mbyllur për media.


Anëtari i Komisionit Haxhi Avdyli kërkoi që seanca të mbahet e hapur për hir të publikut rreth asaj çfarë ka ndodhur me Z-Mobile.

Milaim Zeka anëtar, theksoi se meqë është komision hetimor, duhet reflektuar që intervistimit të bëhet i mbyllur.

“Unë e mbështes kërkesën e Blerim Devollit, që mbledhja të mbahet e mbyllur”, tha Zeka.
Kryesuesi Visar Ymeri propozoi që kjo seancë të jetë e hapur meqë edhe të intervistuar të tjerë kanë qenë të hapura. Po ashtu edhe Liburn Aliu thënë se seanca të jetë e hapur. Me shumicë votash, Komisioni mori vendim që intervista të mbahet e hapur. /KP/