Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pak fajtor pse rinia e Kosovës shkon jashtë vendit.
Ai ka deklaruar se ka kërkuar viza pune për qytetarët e Kosovës në vendet evropiane, kur i ka parë ata duke u përpjekur të dalin ilegalisht.
Në një takim me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj, Haradinaj ka folur për daljen e kosovarëve jashtë vendit, në kërkim të një jetë më të mirë, duke thënë se i nuk gëzohet gjendjes aktuale.
“Kemi kërkuar edhe në Amerikë punësim sezonal, me i çu motrat medicinale sepse i kemi njerëzit pa punë, ne e kemi ditë që nuk arrijmë kaq shpejtë me i çelë vendet e punës për krejt në Kosovë, edhe nëse i heqim nja 20 kushëri që i kemi shti, a të familjes, a disa shokë, prapë nuk është që ndryshon gjendja me vende të punës, ajo nuk është porosi e shëndetshme. Unë i kam lyp këto viza, është meritë e punës që e kam bërë me këtë qeveri me na çelë vizat e punës”, tha ai.
Kryeministri i vendit tha se është e vështirë me hap shumë vende të punës në një afat të shkurtë kohor.
“Nëse ia atribuojmë një qeveri, si rastit tim, krejt këto faje, probleme, për me i zgjedh nëse është dikush aq i zoti sot ia jap punën, nuk besoj që dikush mundet të punojë më shumë sesa që po punojmë sot, prej mëngjesit deri në mbrëmje, tërë kohën punë me tema. Nuk jemi të dorëzuar, nuk jemi të befasuar siç po kujtojnë, siç ka tendenca me thënë, e dimë ku jemi e çka na pret mirëpo mundësitë janë këto që janë dhe po punojnë intensivisht me i zgjidh”, tha ai.
Në takimin me strukturat e partisë në Ferizaj, shefi i ekzekutivit ka thënë se dialogu e proceset e tjera të rëndësishme për Kosovën nuk duhet të bëhen vetëm si përshtatje, por shteti duhet t’i ketë argumentet e tij në çdo temë.
Edhe njëherë, Haradinaj tha se Kosova duhet të jetë insistuese në të drejtat e saj.
“Ne jemi edhe vijë e frontit e interesave euroatlantike, të botës euroatlantike që i prinë Amerika, me një vijë tjetër të frontit të botës që i prinë Rusia. Ne nuk duhet me u bë shumë të thjesht e të butë, e të arsyeshëm, ne duhet të jemi insistues në të drejtën tonë, jemi Kosovë, duam të bëhemi shtet kështu kemi rënë dakord duam ta mbyllim këtë punë”, tha ai.
Në Ferizaj, Haradinaj tha se AAK i ka disa vlera të veçanta që nuk i ka ndonjë parti tjetër. Siç tha ai, Aleanca nuk shkon vetëm nga zbukurimi i temave dhe i proceseve, por është shumë e fokusuar në përmbajtje dhe argumente.
Gjatë këtij takimi në Ferizaj u bë edhe aderimi i disa të rinjve në AAK, raporton kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur