Këshilli Grevist i Komunës së Deçanit përmes një njoftimi për media, ka përgënjeshtruar deklaratën e kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj i cili tha se sot është zhvilluar mësim.
Ramosaj në një deklaratë për Telegrafin, deklaroi se në disa prej shkollat e komunës së Deçanit, sot është zhvilluar procesi mësimor.
Këshilli Grevist, ka dekalruar se sot greva ka vazhduar me përkrahje të fuqishme nga mësimdhënësit e kësaj komune.
” Prej 20 shkollave sa numëron kjo Komunë 2 të nivelit të mesme të larta dhe 18 të nivelit fillor dhe e mesme e ulët, 19 sish i janë përmbajtur vazhdimit të grevës të shpallur nga SBASHK u. I vetmi institucion arsimor që ka zhvilluar procesin mësimor është SHFMU”Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan”, thuhet në njoftimin për media.
Njoftimi i plotë:
Këshilli Grevist i Komunës së Deçanit deklaron se sot më 23 1.2019 Greva ka vazhduar me përkrahje të fuqishme nga mësimdhënësit e kësaj Komune. Prej 20 shkollave sa numëron kjo Komunë 2 të nivelit Të Mesme të Larta dhe 18 të nivelit Fillor dhe E Mesme e Ulët, 19 sish i janë përmbajtur vazhdimit të Grevës të shpallur nga SBASHK u.I vetmi institucion arsimor që ka zhvilluar procesin mësimor është SHFMU”Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan.
Informatat tona janë shumë të sakta dhe i kemi të konfirmuara nga Kryetarët e Këshillave Grevistë të 19 shkollave raporte që i janë përcjellur Këshillit Komunal të Grevës që nga ora 9 kur ka nisur orari i grevës deri në përfundimin ditor të saj në ora 12. Vlen të theksohet vendosmëria e mësimdhënësve për të vazhduar me grevë deri sa SBASHK u të arrijë një marrëveshje me Qeverinë e cila do të plotësonte qëllimit të grevës. Edhe njëherë shprehim keqardhjen tonë për gjendjen e krijuar në Shkollat tona , në shtëpitë tona ku më së shumti po e pësojnë fëmijët tanë por edhe ne bashkërisht. E gjitha po ndodh pa dëshirën as fajin tonë. Ju lutemi prindërve të nxënësve tanë ta kemi mirëkuptimin tuaj..kujtoni parimin NISU NGA VETVETJA DHE TË GJITHA RRUGËT DO T I KESH TË RRAFSHËTA…Mos u bëni pjesë e atyre që nuk mendojnë se mësuesit duhet t i kthehet SOT DINJITETI!
Jemi të vendosur në të drejtën tonë…Kanalizojeni aty ku duhet presionin tuaj. Se E VERTETA DERMON HEKUR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'