LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi pëson humbjen e dytë në Ligën Ballkanike, triumfon Teuta e Durrësit

Bashkimi pëson humbjen e dytë në Ligën Ballkanike, triumfon Teuta e Durrësit

KS Teuta regjistroi fitoren e dytë në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll.

Durrsakët para shikuesve të vetë triumfuan  kundër nënkampionit të ligës, Bashkimit me rezultat bindës 88-64.


Kjo ishte humbja e dytë e klubit prizrenas gjersa më 6 nëntor do të luajnë kundër Akademik Bultex 99 me shpresën që të ndalojnë serinë e humbjeve. Një ditë më vonë Teuta do të jetë në Gjevgjeli për të sfiduar Kozuvin.

Ndeshja ishte shumë e barabartë në 15 minutat e para. Ekipet shënonin pikë pothuajse në çdo aksion saqë  avantazhi kalonte sa në njërën ekip, sa në tjetrën.

Megjithatë, pas një mbrojte më të fortë dhe sulmeve të frytshme, vendasit përfunduan pjesën e parë me 13 pikë epërsi.

Në pjesën e dytë të takimit, Teuta asnjëherë nuk i dha mundësinë vizitorëve që të shkrijnë avantazhin e tyre dhe në fund triumfuan me 24 pikë diferencë.

Endrit Hysenagolli regjistroi ‘double-double’ me 22 pikë dhe 13 kërcime për fituesit. Shtatgjati u ndihmua nga Eric Copes me 17 pikë si dhe Julian Hamati shtoi 14.

Basketbollisti më efikas te portokallezinjtë ishte Jordan Capps, i cili realizoi 27 pikë dhe shtatë kërcime. Alexander Gorski dhe Michael Martin shtuan secili nga 11 pikë në lojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori