LAJMI I FUNDIT:

Spanjë 1-1 (3-4) Rusi, notat e lojtarëve

Spanjë 1-1 (3-4) Rusi, notat e lojtarëve
Rusia (Getty Images)

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Rusisë kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e 1/8-tës së Kupës së Botës, e cila zgjati plot 120 minuta, ndërsa pas penalltive ishin nikoqirët të cilët fituan me rezultat 4-3.

Rusia e sheh veten në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi ka fituar trilerin ndaj Spanjës, vetëm pas penalltive.

Golat në kohë të rregullt në këtë ndeshje u shënuan nga Sergey Ignashevich (OG, 12′) për Spanjën, ndërsa për Rusinë shënoi Artem Dzyuba (42′).


Rusia në çerekfinale, eliminon Spanjën pas trilerit të penalltive
Lexo po ashtu Rusia në çerekfinale, eliminon Spanjën pas trilerit të penalltive

Në penallti rusët ishin më të saktë pasi fituan me rezultat 4-3, ku më meritori ishte portieri Igon Akinfeev, i cili priti dy penallti.

Akinfeev ndali dy penallti (Getty Images)

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht portieri rus, i cili pasi priti dy penallti u notua me 8.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Spanjën, David De Gea që u vlerësua me 5.1. /Telegrafi/

Spanjë:

Rusi: