Në Shqipëri, emigracioni jashtë vendit ka qenë traditë e burrave, ku meshkujt në moshë të re largoheshin nga vendi për mundësi më të mira ekonomike. Edhe kur krijojnë familjet burrat shqiptarët ikin, lënë gratë dhe fëmijët për vit të tëra.
Por së fundmi profili i emigracionit ka nisur të ndryshojë, teksa gratë shqiptare kanë nisur të ikin në masë nga vendi edhe ato për të njëjtën arsye si edhe burrat, për mundësi më të mira punësimi. Heqja e vizave ka nxitur perspektivat e punësimit të tyre si kujdestare dhe infermiere, profesione për të cilat Europa perëndimore ka shumë nevojë aktualisht.
Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit të kaluar ikja e grave jashtë vendit u dhjetëfishua. Gjithsej lanë vendin 4,628 gra nga 587 më 2016.
Popullsia e Shqipërisë është 2.870.324 persona me rënie prej 0,22 % gjatë vitit 2017. Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri ka vijuar të rritet, me një normë edhe më të shpejtë se vitin e kaluar, 0,61 % ndërsa popullsia e burrave ka rënë në mënyrë të ndjeshme me normë 1,0 %.
Në vitin 2017, gratë përbëjnë 49,9 % të popullsisë gjithsej, ndërsa migracioni neto i burrave ka shënuar një rënie të konsiderueshme, – 19.530 burra të migruar nga -10.060 në 2016. Migracioni neto negativ i burrave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë. Raporti gjinor sipas grupmoshave tregon se ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore deri në grupmoshën 35-39 vjeç.
Mosha mediane për burrat në vitin 2017, është 34 vjeç ndërsa për gratë është 37 vite. Mosha mediane më e lartë tek gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 77,1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat.
Numri i lindjeve gjatë vitit 2017 është rreth 31 mijë lindje. Raporti gjinor në lindje është 1,11 që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 111 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 1,05. Në vlera absolute, rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2016, është 864 lindje. Për lindjet meshkuj kemi një rënie prej 1,2 %, ndërsa për lindjet femra rënia është 4,4 %.
Indeksi sintetik i fekonditetit (ISF) i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese, shënon, 1,48 fëmijë për vitin 2017. Kjo do të thotë se në 100 femra pritet të lindin 148 fëmijë, nëse normat e lindshmërisë sipas grupmoshave janë ato të vitit referues, 2017. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës