Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i ka bërë thirrje Kosovës të mos vazhdojë tutje me ligjin për punëtorët e arsimit gjatë viteve 1990, sepse do të ishte një kosto shumë e lartë për një vend të varfër siç është Kosova.
Qeveria e Kosovës e ka proceduar për në Kuvend, projektligjin për Statusin e Punëtorëve në Arsim të viteve të 90-ta, pas një presioni të madh nga sindikatat e arsimit pasi në të kundërtën të njëjtat kanë përmendur organizimin e grevave afatgjate.
Parlamenti e ka votuar këtë ligj në parim.
“Rreziqet fiskale janë rritur. Sa i përket kësaj, FMN këshillon që mos të procedohet tutje me ligjin aktual për kompensimin e mësuesve, duke marrë parasysh koston direkte dhe indirekte që pritet ta rëndojë buxhetin për shumë vjet”, ka thënë Stephanie Eble nga FMN në një komunikatë për shtyp.
Një delegacion i FMN-së, i udhëhequr nga Eble ka vizituar Kosovën nga 30 maji deri me 5 qershor, për të diskutuar me zyrtarë vendorë për ekonominë e Kosovës.
Sipas Institutit për Studime të Avancuar GAP ky ligj përfshin të gjithë punëtorët e arsimit të viteve 90-ta, madje edhe ata që kanë kontribuar në sistemin arsimor vetëm një vit.
Nga ky ligj pritet të përfitojnë rreth 23 mijë persona dhe në rast të vdekjes së tyre ky pension bartet të bashkëshortët e tyre.
GAP thotë se kostoja e ligjit për 2019-20 pritet të jetë rreth 30.4 milionë euro, apo për 16.1 milionë euro (114%) më e lartë se sa kalkulimet që i ka bërë Ministria e Financave për të njëjtën periudhë.
Sipas FMN-së, rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2018 pritet të jetë rreth 4 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze