LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mposht Liverpoolin në derbin e javës – Blutë afër kualifikimit në LK, Reds rrezikojnë seriozisht

Chelsea mposht Liverpoolin në derbin e javës – Blutë afër kualifikimit në LK, Reds rrezikojnë seriozisht
Chelsea (Getty Images)

Chelsea ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Liverpoolit me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Antonio Contes ka marr një fitore të madhe ndaj asaj të Jurgen Klopp, fitore e cila mund t’i dërgoj në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.


Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Liverpoolit që pati shumë raste për gol, por pa arritur ta gjej atë.

Në anën tjetër, Chelsea në rastin e tyre të parë të mirë e gjeti golin me anë të Olivier Giroud (32′), i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Victor Moses.

Giroud shënoi golin e fitores (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Chelsea u mbyll mbrapa dhe tentonte vetëm me anë të kundërsulmeve, ndërsa Liverpooli provonte të gjente hapësira.

Mysafirët nuk arritën ta gjejnë golin as në këtë pjesë dhe në fund Chelsea arriti një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0.

Chelsea afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Chelsea zë pozitën e pestë me 69 pikë dhe një lojë më pak apo vetëm dy pikë më pak se Tottenhami në vend të katërt dhe tri më pak se Liverpooli në të tretin dhe me një fitore Blutë mund t’i parakalojnë dy skuadrat në renditje.

Në ndeshjen e ardhshme, Chelsea e pret në shtëpi Huddersfieldin, ndërsa Liverpooli e pret në shtëpi Brightonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori