LAJMI I FUNDIT:

Ranocchia: Interi tregoi karakter, nuk ishte penallti ajo ndaj Cataldit

Ranocchia: Interi tregoi karakter, nuk ishte penallti ajo ndaj Cataldit
Andrea Ranocchia duke festuar golin ndaj Beneventos (Getty Images )

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, është shprehur i lumtur për fitoren 2-0 ndaj Beneventos, ku ai shënon golin e dytë në takim.

Italiani tha se ishin të vetëdijshëm se nuk do ishte një ndeshje e lehtë dhe se tani janë gati për derbin ndaj Milanit.


E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve

“Ishte shumë e vështirë. Benevento luajti mirë dhe ne e dinim që do të ishte e vështirë, por treguam karakterin tonë dhe i sollëm në shtëpi këto pikë vendimtare”, ka thënë Ranocchia për Mediaset Premium.

Intervista pas ndeshjes

“Është e rëndësishme që në këto momente të qëndrojmë së bashku, të mbështetmi në njëri-tjetrin dhe të marrim pikë”.

“Puna e madhe gjithmonë paguhet. Kjo skuadër ka ende punë për të bërë dhe shumë për të treguar. Tani për derbin, jemi më të lehtësuar”.

Ranocchia gjithashtu u pyet edhe për një penallti të mundshme në Danilo Cataldit.

Edhe Spalletti pas ndeshjes tha se nuk ishte penallti

“Unë thjesht qëndrova aty, nuk lëviza dhe ai vrapoi në mua. Nuk mund të zhdukesha”, ka shtuar italiani.

Goli tjetër në këtë takim u shënua nga Milan Skriniar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori