Gjatë një takimi, të zhvilluar në mes përfaqësuesve të Komunë së Prishtinës, Ministrisë Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), është diskutuar mundësia që qyteti i Prishtinës të lirohet nga numri i madh i veturave që hynë brenda ditës në kryeqytet, si njëra nga mundësitë që të reduktohet ndotja e ajrit, që e ka kapluar qytetin gjatë ditëve të fundit.
Plani i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, i cili parasheh pengimin e futjes së veturave në kryeqytet, do të fillojë të zbatohet të mërkurën.
Në një konferencë për media, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se të mërkurën që nga orët e hershme të mëngjesit do të fillojë zbatimi i planit.
“Ne do të fillojmë implementimin e planit që nga dita e pasnesërme në orën 06:00 të mëngjesit, parandalimin e makinave në qytet”, tha Pacolli.
Ai shtoi se janë edhe disa pika të tjera të cilat do të ndalohen.
“Po ashtu do të bëjmë ndalimin e shitjes së lëndëve djegëse, ndërsa inspektorët komunalë janë në terren dhe janë duke verifikuar gjendjen”, tha Pacolli më tutje.
Ai shtoi se e kanë menduar që veturat që kanë numra tek në fund të tabelës të futen në qytet në ditët tek, ndërsa numrat çift do të futen në ditë çift.
“Organizimi tjetër që është organizimi i parkingjeve jashtë kryeqytetit. Kemi marrë edhe preventiva të tjera për parandalimin e shitjes së thëngjillit. Kemi inspeksione tona nëpër qytet edhe për parandalimin e thëngjillit edhe nëpër restorante. Ne si kuvend komunal kemi hasur në mirëkuptim që Ministria e Ambientit na ndan një subvencion për trafikun urban që e përdorim në rast të parandalimit të futjes së automjeteve brenda dhe sigurimit të një parkingu jashtë qytetit dhe t’i sigurojmë qytetarët që me anë të urbanit të futen në qytet”, tha ai.
Në anën tjetër, ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, ka thënë se ata si ministri do ta ndihmojnë komunën me subvencione për transportin urban, si mënyrë për ta liruar komunikacionin nga numri i lartë i automjeteve.
Ajo ka thënë se “konform përgjegjësive dhe kompetencave që kam, e kam vënë në pah problemin e ajrit dhe kam kërkuar qysh në muajin e parë që e kam marrë detyrën që të hartohen plane për uljen e ndotjes”.
“Në anën tjetër Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka filluar të kontrollojë kualitetin e derivateve, duke bërë kështu që të gjitha ministritë të fillojnë veprimet konkrete. Jemi dakorduar që të punojmë në inspektimin e bizneseve të vogla dhe bizneseve familjare që i tejkalojnë normat e ndotjes. Ndalimi i përkohshëm i shitjes së thëngjillit në kryeqytet është i domosdoshëm për momentin”, ka shtuar Reshitaj.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka theksuar se ata si ministri janë në shërbim të zgjidhjes së kësaj problematike.
Sipas tij, ata si MPB dhe Policia e Kosovës, do t’i kryejnë të gjitha detyrat në bazë të kompetencave ligjore që i kanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë