LAJMI I FUNDIT:

Gara për kryetarin e FSHF-së pritet të zhvillohet ndërmjet Dukës dhe deputetit Fino

Gara për kryetarin e FSHF-së pritet të zhvillohet ndërmjet Dukës dhe deputetit Fino

Asambleja zgjedhore e 7 shkurtit që do të vendosë për organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, i ngjason për momentin më tepër një loje shahu, ku më të shumta janë të panjohurat dhe lëvizjet e gurëve të prapavijës së protagonistëve kryesorë.

Megjithatë, pas shumë përballjesh zgjedhore, kjo e vitit 2018 pritet të jetë më e ashpra për nga emrat e kandidatëve, pritja e tyre dhe koha e shkurtër për një fushatë zgjedhore bindëse, deri më 7 shkurt.

Armand Duka, edhe pse ende jo i zyrtarizuar, do të jetë në kërkim të mandatit të pestë dhe do të dalë hapur shumë shpejt, duke u kërkuar edhe një herë besimin anëtarëve të Federatës.


(Foto: Getty Images)

Në fillim, kur Duka mori drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk kishte as zyra. Shpejt arriti t’i japë institucionit fytyrën e duhur, duke përmirësuar jo thjesht ambientin administrativ, por edhe funksionimin.

Ekipet shqiptare të Superiores ishin në atë gjendje sa nuk arrinin të kalonin asnjë tur në garat ndërkombëtare, ndërsa Kombëtarja rrinte gjithmonë në vendet e fundit.

Tani, Kombëtarja është në gjendje të vendosë në vështirësi edhe ekipet e mëdha, ndërsa suksesi kulmor ishte pjesëmarrja në finalet e Evropianit. Janë ndërtuar dy stadiume me standarde të larta, si “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, ndërkohë që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm edhe “Arena Kombëtare”.

Por nuk kanë munguar edhe dyshimet për përfshirjen e ekipeve shqiptare në baste ndërkombëtare me ekipe evropiane. Këto janë pjesë e CV-së së Dukës, nëse ai vendos rikandidimin në krye të FSHF-së.

Konfliktet e vazhdueshme të disa prej anëtarëve me Federatën kanë krijuar pakënaqësi, që mund të përkthehen në votë kundër dhe kandidatura alternative përballë presidentit Duka.

Një i pakënaqur është ekipi i Flamurtarit, skuadra që pritet të mbështesë kandidaturën e shumëpërfolur kohët e fundit të deputetit socialist, Bashkim Fino. Lidhjet e tij me sportin janë si tifoz, apo futbollist amator, por pika e fortë e Finos është përkatësia në Partinë Socialiste që qeveris sot vendin në nivel qendror dhe lokal, ku shumë përfaqësues të pushtetit lokal janë votues në Asamblenë zgjedhore të FSHF-së.

(Foto: Citynews)

Në historikun e saj, Federata Shqiptare e Futbollit, një organ i pavarur nga politika, ka pasur vetëm një drejtues politik, Edmond Spahon. Deputeti aktual i Partisë Demokratike, ministër i Turizmit dhe Sporteve në fillimin e viteve të nëntëdhejta, u zgjodh me mbështetjen e shumicës së atyre viteve president i FSHF-së në vitin 1994.

Pavarësisht zgjedhjes së tij, Federata asokohe drejtohej më tepër nga Sekretari i Përgjithshëm, që ishte Eduard Dervishi. Me rotacionin politik të vitit 1997 vjen rokada edhe në drejtimin e Federatës së futbollit.

Edhe pse jo një emër i politikës, por me mbështetjen e fortë të saj, president u zgjodh Miço Papadhopulli. Ndërkohë që ndërhyrjes së politikës duhet t’i ndruhet edhe drejtuesi aktual i FSHF-së, i cili pas vitit 2005 arriti të fitojë një betejë politike me të djathtët në pushtet.

Pothuajse të gjithë ministrat që mbulonin sportin në qeverinë e Berishës, edhe vet ish-kryeministri u përballën me të, por Duka ia doli të qëndrojë, edhe me mbështetjen e organeve evropiane dhe botërore të futbollit, UEFA dhe FIFA, që i vunë ultimatum Shqipërisë se do të pezulllohej nga aktivitetet ndërkombëtare nëse politika nuk tërhiqej.

Më 7 shkurt është beteja e re dhe garuesit, nëse Bashkim Fino e zyrtarizon të enjten, do të jenë vetëm dy: deputeti Bashkim Fino dhe presidenti aktual i FSHF-së, Armando Duka. /TopChannel/

Në trend Sport

Më shumë
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Kalo në kategori