LAJMI I FUNDIT:

E urreni dikë me gjithë shpirt? Pas kësaj që do ta lexoni do të mendoheni mirë!

E urreni dikë me gjithë shpirt? Pas kësaj që do ta lexoni do të mendoheni mirë!

Ky tregim i mençur do t’jua hapë sytë.

Mësuesja një ditë ka lutur nxënësit e vet që secili nga ta në shkollë të sjellin disa dredhëza në qese plastike me vërejtjen që: sa persona i urren, aq dredhëza duhet të sjellë.

Të nesërmen të gjithë fëmijët sollën dredhëzat e veta me emra. Disa kanë pasur dy, disa tri, disa pesë, ndërkaq disa edhe 20 dredhëza.


Mësuesja atëherë u ka thënë që ato dredhëza duhet patjetër t’i bartin me vete ngado që shkojnë madje plot dy javë, transmeton Telegrafi.

Duke kaluar ditët, nxënësit të cilët kanë pasur numër më të madh dredhëzash filluan të ankohen që e kanë të vështirë dhe se aroma është e padurueshme.

Pas përfundimit të javës së parë mësuesja i pyeti nxënësit: “Si jeni ndier gjatë kësaj jave?”

Nxënësit vetëm janë ankuar, ndërkaq mësuesja u ka thënë: “Kjo është shumë e ngjashme me atë që bartni në zemër kur nuk i doni disa njerëz. Urrejtja e bën zemrën të sëmuret, ndërkaq ju atë urrejtje e bartni gjithandej me vete. Nuk po mund të përballoni aromën e dredhëzave të prishura…Imagjinoni pra se si urrejtja dhe hidhërimi ndikojnë në zemrat tuaja kur i bartni me vete çdo ditë”.

Zemra është kopsht i mrekullueshëm, të cilin duhet pastruar çdo ditë nga barishtet e këqija. Falni ata të cilët ju kanë hidhëruar.

Kështu në jetën tuaj do të krijoni hapësirë për gjëra të mira. Bëhuni të ëmbël, jo të hidhur.

Motivoni të tjerët që të pastrojnë zemrat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Astrologji
Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Astrologji
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm

Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori