LAJMI I FUNDIT:

Fitorja ndaj Genoas, kualifikimi direkt në LK, lamtumira e Tottit – Spektakli i Olimpicos ia kalojnë Koloseumit të Romës (Video)

Fitorja ndaj Genoas, kualifikimi direkt në LK, lamtumira e Tottit – Spektakli i Olimpicos ia kalojnë Koloseumit të Romës (Video)

Roma ndeshjen e fundit në Serie A për sezonin 2016/17 e fitoi ndaj Genoas me rezultat 3-2.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë, dhanë maksimumin pasi i nevojitej për t’u kualifikuar direkt në grupet e Ligës së Kampionëve, por edhe për t’i dhënë Francesco Tottit një lamtumirë të merituar.


“Faleminderit kapiten”

Stadio Olimpico ishte i mbushur në maksimum dhe e gjitha kjo ishte për legjendarin Totti, i cili është idhulli i çdo tifozi të klubit romak.

Karriera e Tottit para se të lindte Pellegri
Lexo po ashtu Karriera e Tottit para se të lindte Pellegri

Por, ndeshja nuk filloi aspak mirë për skuadrën e Luciano Spallettit pasi në minutën e tretë shënoi 16-vjeçari Pietro Pellegri. Dhe me këtë rast sulmuesi i Genoas u bë golashënuesi më i ri në histori të Serie A.

Gjithsesi pas shtatë minutash shënoi Edin Dzeko, ky ishte goli i 29 kampional i boshnjakut dhe këtë më herët nuk e kishte arritur asnjë lojtar i Romës.

“Ai është Roma”, pjesa e parë e Tottit në Olimpico ndaj Genoas (Foto)
Lexo po ashtu “Ai është Roma”, pjesa e parë e Tottit në Olimpico ndaj Genoas (Foto)

Vendasit provuan me anë të Stephan El Shaarawyt dhe Dzekos, por dyshja nuk arritën të tundin rrjetën kundërshtare dhe me rezultatin 1-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 74 shënoi Daniele De Rossi duke kaluar Romën në epërsi dhe duke i treguar të gjithëve se është pasardhësi ideal i Tottit të madh.

Totti inkuadrohet ndaj Genoas në mesin e shumë ovacioneve nga tifozët (Foto/Video)
Lexo po ashtu Totti inkuadrohet ndaj Genoas në mesin e shumë ovacioneve nga tifozët (Foto/Video)

Por, pas pesë minutash mysafirët shënuan me anë të Darko Lazovic dhe për një moment prishi festën në Olimpico.

Në sken doli Diego Perotti, i cili në minutat shtesë i shënoi ish-skuadrës, por pasi ky gol ishte i rëndësishëm ai nuk ngurrojë ta fesojë.

I paharrueshmi…

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në vendin e dytë 87 pikë, një më shumë Napoli dhe kështu grupet e Ligës së Kampionëve do t’i shijon pa pasur nevojë ndeshjet kualifikuese.

Genoa e mbylli sezonin në pozitën e 16 me 36 pikë, gjashtë larg zonsë që dërgon në Serie B. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori