E kush nuk e pëlqen bakllavanë!
Përbërësit:
▪ 2 paketime kore të holla për bakllava,
▪ 1 kg arra të bluara,
▪ 500 g kumbulla të thata,
▪ 1,5 kg sheqer,
▪ 3 qese sheqer vaniljeje,
▪ 1 l ujë,
▪ 1 limon,
▪ Vaj.
Përgatitja:
Më parë zihet shurupi për bakllava në këtë mënyrë: një lugë sheqer qiteni në tenxhere dhe lëreni në zjarr derisa të bëhet si karamele.
Pastaj qitni 1 litër ujë dhe qitni 1 kg sheqer dhe lëngun e një limoni dhe zieni derisa përbërja për bakllava të vlojë. Shurupin për bakllava lëreni në një vend të ftohtë derisa të ftohet.
Kumbullat e thata qitni në tenxhere, qitni sipër shurupin të cilin e keni zier dhe zieni derisa të vlojë, përkatësisht derisa kumbullat të zbuten. Pastaj shurupin e kumbullat ktheni në fillin për bakllava.
Merrni një kore, qitni nëpër të vaj dhe sheqer. Sipër kësaj koreje, vendosni koren tjetër dhe përsëriteni procedurën, pra qitni vaj dhe sheqer. Sipër kores së dytë, vendosni të tretën dhe mbi të qitni vaj, sheqer dhe arra të bluara. Pastaj, në rreth 2 cm nga fillimi i kores rendisni në gjerësi kumbullat e thata.
Pasi t’i keni renditur kumbullat e thata, bëni koret në formë rolate, ashtu që kumbullat e thata të mbeten në mes të rolatës.
Përsëriteni procedurën gjithnjë derisa të shpenzoni të gjitha koret, përkatësisht të mbushni tepsinë në të cilën do të piqni bakllavanë.
Kur të mbushni tepsinë, bakllavanë priteni me thikë të mprehtë në copëza sipas dëshirës. Vajin qiteni në të gjitha prerjet dhe spërkatni sipër bakllavanë me pak vaj dhe ujë, që të mos digjet.
Në furrën e ngrohur më parë në 150 gradë, piqeni bakllavanë rreth 45 minuta apo derisa të skuqet.
Bakllavanë e pjekur nxirreni nga furra dhe menjëherë lageni me fillin e përgatitur dhe të ftohur më parë dhe mbulojeni me folie.
Nëse dëshironi të jetë bakllavaja pak më e thatë, nuk keni nevojë të shpenzoni tërë fillin, por mund t’ia shtoni edhe më vonë nëse do ta dëshironi më të lëngët.
Shijojeni, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇorbë me presh dhe patate: Gjellë e bollshme e hollë dhe e shijshme
Këshillë kuzhinieri: Si të bëni që mishi i bardhë i pulës të jetë i shijshëm
Kemi zbuluar recetën e cila është më e mirë se seksi! (foto)
Pogaçe të buta: Gatuhen thjeshtë, nuk ka shans të gaboni!
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i shëndetshëm plot vitamina dhe minerale
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025