Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mohuar pretendimin e një gazetari, se e shoqja e kishte nxjerrë atë nga makina gjatë një mosmarrëveshjeje.
Gazetari Igal Sarna shkruante në “Facebook” dy vite më parë se, Sara Netanyahu kishte ndaluar autokolonën e makinave të kryeministrit në autostradë një natë dhe kishte nxjerrë nga makina bashkëshortin.
Por në fillim të një seance, ku gazetari paditet për shpifje, kryeministri Netanyahu tha para gjykatësit se postimi i gazetarit ishte një gënjeshtër.
Vet Sarna këmbëngul se çdo gjë është e vërtetë dhe ai është bazuar te burime të besueshme.
Çifti Netanyahu kërkon tani 280 mijë shekels, ose 76.400 dollarë zhdëmtim.
Çifti akuzon Sarnan se ka kryer një padrejtësi ndaj tyre në mënyrë cinike, të ulët, të pakuptimtë, që kishte si qëllim t’i vinte ata në siklet publikisht.
Gazetari që punon për gazetën “Yediot Agaronot” shkruante se, autokolona e kryeministrit kishte ndaluar në superstradën Tel Aviv-Jerusalem.
Ai thotë se një burrë jo shumë i ri ishte nxjerrë jashtë në errësirë, me ulërima, pasi një grua nuk donte që ai të qëndronte me të në makinë.
Por Netanyahu argumenton se kushdo që i njeh sadopak rregullat e sigurisë në autokolonën që shoqëron kryeministrin, e di se diçka e tillë nuk mund të ndodhë.
Ndërsa zonja Netanyahu thotë se, pavarësisht mosmarrëveshjeje që ka pasur me të shoqin gjatë viteve, nuk mund të kujtojë as edhe një zënkë të vetme që të mund të ketë ndodhur në autokolonën e kryeministrit. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?
Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)
"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian