LAJMI I FUNDIT:

Shoqatat e të pagjeturve me qëndrime kontradiktore për komisionin e inicuar nga Thaçi (Video)

Shoqatat e të pagjeturve me qëndrime kontradiktore për komisionin e inicuar nga Thaçi (Video)

Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për nismën e Presidentit Hashim Thaçi për formimin e komisionit për të vërtetën dhe pajtimin.

Bajram Qerkini nga Mitrovica e Hysni Berisha nga Suhareka janë dy nga përfaqësuesit e shoqatave të personave të pagjetur në Kosovë. Qerkini e Berisha kanë vlerësime të ndryshme sa i përkët nismës së presidentit Thaçi për të formuar komisionin për të vërtetën e pajtimin.


Bajram Qerkini, që është Kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, që ka në mesin e të pagjeturve edhe djalin e tij, thotë se qe 18 vjet po kërkon drejtësinë për të birin e tij dhe se shumë organizata të ndryshme janë marrë me temën e të pagjeturve duke përfituar fonde, por duke mos realizuar asgjë sa i përket zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur.

“Krejt janë pshtjellë për një interes dhe shoqatat civile që kanë vrapuar pas fondeve për interesa mas fondeve e jo mas zgjjedhjeve të problemit”, ka deklaruar Qerkini në emisionin “Përballje”.

Ai përkrah nismës e presidentit Thaçi për të vërtetën e pajtimin.

” Për me zgjidh problemin e krimeve dhe të pagjeturve duhet të jëtë një komision vetëm për vend tonin. Pa u thanë e vërteta për të pagjeturit nuk mund të ketë pajtim”, deklaroi Qerkini.

Ndryshe nga Qerkini që përkah këtë komision, Hysni Berisha nga Shoqata për gjetjen dhe identifikimin e krimeve të luftës “Shpresimi” në Suharekë që ka qenë ish dëshmitar në rastin e Sllobodan Millosheviqit ka deklaruar në emisionin “Përballje” se në Bruksel është diskutuar edhe për tabela të kerreve por jo edhe për të pagjeturit.

Sipas tij, ky komison nuk pritet të sjell shumë zgjidhje për të pagjeturtit, sepse familjarët e të pagjeturve janë lodhë.

“Njerëzit kredibil që kanë qenë nëpër funksione e institicione që kanë mundur me kry punë nuk kanë kry, nuk janë angazhu. Veç ta përmendi në vitinb2014 Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë, si shumë rezoluta tjera dhe ajo rezolutë dhe nuk është jetësuar asnjëherë dhe nuk e di pse. A ka qenë pak heret, a nuk e di pse. Nëse Parlamenti e sjell një rezolutë e nuk jetësohet,va komisioni për të vërtetën po na kryjka punë a?”, ka deklaruaar Berisha, i cili ka qenë dëshmitar dhe iniciator i rastit të gjykimit në Serbi të familjes Berisha nga Suhareka.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori