LAJMI I FUNDIT:

Receta tradicionale për çokollatë të ngrohtë!

Receta tradicionale për çokollatë të ngrohtë!
Formula më e mirë që mund t’i jepni trupit tuaj, pasi në të njëjtën kohë do të kombinoni shijen e mirë dhe vlerat ushqyese

Nevojiten këta përbërës:

– 400 ml qumësht,
– 100 g çokollatë të zezë,
– Pak kripë deti,
– 1 lugë supe karamele,
– Krem për zbukurim

Përgatitja:


Në një enë të thellë qitni qumështin të vlojë, shtoni çokollatën e zezë dhe pak kripë, pastaj kur e gjitha të bashkohet mirë shtoni edhe karamelen.

Shërbejeni ashtu që në majë të vendosni kremin dhe t’i qitni gjithë çokollatën dhe karamelen e grirë në rende.

/Telegrafi/