LAJMI I FUNDIT:

Redon Makashi tregon arsyet e ndarjes

Redon Makashi tregon arsyet e ndarjes

Këngëtari Redon Makashi ka treguar, në një intervistë në emisionin “Thurje” të Jonida Vokshit, arsyet e largimit nga grupi ARB në fillim të viteve ’90.

Përballë Bledar Sejkos në studio, Makashi ka treguar historinë e shkëputjes së tyre.


Albana Osmani ia tregon Redon Makashit dashurinë që kishte për të dikur
Lexo po ashtu Albana Osmani ia tregon Redon Makashit dashurinë që kishte për të dikur

Pasi kishin marrë pjesë në koncertin e pranverës të asaj kohe, Bledari bashkë me djemtë e tjerë të grupit kishin shkuar herët në shtëpi, ndërkohë që Redoni kishte shkuar më pas.

“Kur shkova në shtëpi i dëgjova që flisnin për mua dhe emri im lakohej shpeshherë. Akoma s’e kam kuptuar pse. Bledi ishte në rregull, por ata të tjerët ishin më tërci-mërci”, tha Redoni, duke shtuar se akoma s’e ka kuptuar pse flisnin keq për të. /Blitz/Telegrafi/