LAJMI I FUNDIT:

Majk refuzon të flasë për përleshjen e Cozman me Noizyn

Majk refuzon të flasë për përleshjen e Cozman me Noizyn

Reperi i Babastars, Majk, ka refuzuar që të involvohet në përleshjen e Cozmanit me Noizyn.

Cozman ishte ai që besohet se mori hak për shumë fyerje të Noizyt drejtuar tij dhe grupit Babastars, teksa deri tash përveç ish-menaxherit Drin Zatriqi që ka dalë në përkrahje të tij, asnjë pjestar tjetër i Babastars nuk ka shprehur përkrahjen për të as gjatë paraburgimit, por edhe pas lirimit.

Të gjitha lajmet rreth përleshjes së Noizyt me Cozman (Video/Foto)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth përleshjes së Noizyt me Cozman (Video/Foto)

“Bluetooth” ka kontaktuar reperin Majk për ta pyetur rreth zhvillimeve të fundit, por ai ka refuzuar të flasë.

“Nuk dua të jap asnjë prononcim për këtë temë”, u shpreh Majk.

Ndryshe është thënë se Majk ka anuluar koncerte në Shqipëri, gjë që ende nuk është konfirmuar, por kanë mbetur si spekulime të mediave në Shqipëri. /Telegrafi/