LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit të pakënaqur, protestojnë dhe fyejnë kryeministrin

Zjarrfikësit të pakënaqur, protestojnë dhe fyejnë kryeministrin

Rreth 300 zjarrfikës nga 720 sa janë të tërë Republikën e Kosovës, protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe për mosrregullimin e statusit të tyre juridik, që ka të bëjë me caktimin e përgjegjësisë për ta, në nivel komunal apo qendror.

Kërkesat e tyre, zjarrfikësit nga komunat e ndryshme të vendit, i kishin paraqitur edhe në pankartat të cilat i mbanin në duar, e ku thuhej “Deri kur?”, “Implementoni ligjin”, “Duam siguri në punë”, e të tjera.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka bëri të dikur se kërkesat e tyre të cilat i shprehën edhe sot, i kishin paraqitur në Qeveri në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2008. Mirëpo, sipas tij ende nuk është arritur ndonjë rezultat edhe përkundër disa takimeve me Qeverinë deri më tani.


“Prej një tentimi që të dilet nga kjo situatë vështirësitë vetëm janë shtuar, sepse ligji nuk është zbatuar që është nxjerr prej atij vendimi dhe udhëzimi administrativ, për transferim. Prej vitit 2011 kemi mbetur në mëshirën e askujt. Ne nuk jemi punëdhënës, ne nuk e dimë se kujt t’i drejtohemi, ku t’i artikulojmë problemet tona dhe të gjitha kërkesat që i kemi artikulu në nivelin lokal dhe në nivelin qendror përgjigja ka qenë çdo herë duke ia hedhur fajin njëra tjetrës, anasjelltas. Kemi bërë ç’mos, kemi përjetuar gjithçka, lëndime në punë, denigrim profesional – zjarrfikësit janë detyruar që të punojnë edhe punë të tjera që nuk janë përshkrim i vendit të punës me misionin e zjarrëfikjes, i kemi lutur në atë aspektin, nuk kemi kërkuar lëmoshë, por të merren seriozisht me këtë çështje dhe deri tani asnjë hepa i vetëm, vetëm duke u përkeqësuar… Ne nuk kemi siguri në punë. Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit në Kosovë – asnjëherë Inspektorati i Punës nuk e ka inspektu”, tha ai.

Ai shtoi se sipas ligjit mbi grevat, shërbimi i zjarrfikësve konsiderohet shërbim jetik, mirëpo, sipas tij, në bazë të kësaj që thuhet në ligj edhe trajtimi i zjarrfik ësve duhet të jetë i tillë.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Grevist, Abdylsamed Shkodra paraqiti kërkesat kryesore, për të cilat edhe u organizua kjo protestë. “Të rregullohet statusi juridik – të nxirret ligj i veçantë për zjarrfikësit, të definohen kompetencat menaxhuese, të përmirësohen kushtet e punës – të sigurohet pajisje dhe mjete të punës, të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe orët jashtë orarit, të nivelizohen koeficientet në të gjitha komunat, të sigurohet shujta e ngrohtë”, tha ai.

Pas paraqitjes së kërkesave të zjarrfikësve nga kryearti i Sindikatës dhe kryesuesi i Këshillit Grevist, disa nga protestuesit nuk u pajtuan me mënyrën e protestës, të cilët kërkonin nga organizatorët të jenë më këmbëngulës në kërkesat e tyre.

Zjarrfikësi protestues, Seladin Berisha derisa kë rkoi që protesta të ishte më e zëshme, kryeministrin e vendit e quajti edhe injorant. “Le të del dikush le të fol më neve. Qysh po e injoron krejt Kosovën.. Po nuk kam çka me prit, nuk kam punë më të mençme… Nuk ka qetë, jo. Ti nuk e njehë. Ne dhjetë vjet kemi hjek prej tij, dhjetë vjet kemi hjek prej kryeministrit, ne kemi pas në Prishtinë nuk e njehë sa injorant është”, u shpreh ai.

Ndërsa, kolegu i Berishës, Ismet Kaçiku i cili ushtron punën e tij prej 35 vjetësh e që mban statusin e invalidit të punës, u shpreh i indinjuar me neglizhencën institucionale. “Invalid pune, por çka kanë ndërmarrë?. Askush nuk ka ardhur të na vizitojë , e le më të më ndihmojë diçka. Kam pas lëndim të rëndë “, tha ai

Ndërkaq, pas një ore proteste dhe përpjekjeve të pa suksesshme për tu takuar me ndonjë përfaqësues të qeverisë së Kosovës, zjarrfikësit njoftuan se kundërshtimi i tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa u shpërndan të qetë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori