Një gjellë e shijshme dhe një shoqëruese e mirë për një vakt dimëror.
Për 4-5 persona duhen:
* 500 gr mish
* 1,5 kg bamje
* 2 filxhanë kafeje vaj
* 2 kokrra qepë
* 4-5 kokrra domate
* kripë, piper i zi, uthull 2-3 lugë gjelle, majdanoz.
Përgatitja:
Bamjet pastrohen duke u prerë bishtin në formë konike, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për disa kohë që t’u zbutet pushi. Copat e mishit skuqen bashkë me qepët e grira hollë; pastaj shtohen domatet ose salcë domatesh.
Pasi të jenë kaurdisur të gjitha së bashku, u hidhet kripë, piper i zi, fletë dafine dhe zihen në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
Në qoftë se mishi është i qengjit në të njëjtën kohë me të vihen edhe bamjet, kurse në qoftë se mishi është i madh, atëherë bamjet vihen më vonë. Bamjet shpërlahen, kullohen dhe kaurdisen pak në fultere me yndyrë.
Në një tenxhere të cekët shtrohen feta domatesh, rreth e qark bamje të reshtura me bisht anash dhe majat në mes, duke spërkatur çdo rresht me majdanoz e piper të zi.
Në mes të tenxheres në vendin e zbrazët, pa bamje, vendoset mishi, hidhet lëngu, vihet brenda një pjatë porcelani e përmbysur në mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj kapaku.
Gjella vihet në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati. Në fund ajo vendoset në pjata, ku në mes vihet mishi, ndërsa anash bamjet e rreshtuara bukur, duke u hedhur sipër lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sallatë proteinash: Racioni i preferuar i Rihannës nuk kushton shumë, ndërkaq është shumë i ushqyeshëm
Krem shtëpiak nga lajthitë: Pa kurrfarë aditivësh, duhet ta ketë çdokush në shtëpi!
‘Nuggets’ pule nga furra: Kafshata të mrekullueshme të cilat nuk harrohen lehtë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City