LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur sulme kundër Houthi në Jemen.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai paralajmëroi gjithashtu Iranin se mbështetja e vendit për grupin duhet “të përfundojë menjëherë”.

Bëhet e ditur se Houthit raportuan një seri shpërthimesh në kryeqytetin e Jemenit Sanaa.


Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga rebelët tha se të paktën nëntë civilë janë vrarë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Imazhet e shpërndara në internet tregojnë tym të zi mbi zonën e kompleksit të aeroportit të qytetit, i cili përfshin një strukturë të madhe ushtarake.

Trump tha se sulmet ishin për shkak të sulmeve të Houthive kundër anijeve në Detin e Kuq.

“Koha juaj ka mbaruar dhe sulmet tuaja duhet të ndalojnë, duke filluar që sot. Nëse nuk ndodh, ferri do të bjerë mbi ju”, tha Trump.

Gjithashtu, ai deklaroi se Irani do të mbahet “plotësisht përgjegjës” për veprimet e grupit.

Ndryshe, sulmet vijnë disa ditë pasi Houthit thanë se do të rifillonin sulmet ndaj anijeve izraelite që lundronin në ujërat e Jemenit në përgjigje të bllokadës së Izraelit në Gaza, megjithëse nuk ka pasur asnjë sulm të raportuar që atëherë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Serbia
Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Botë
Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Evropa
Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Botë
Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Botë
Kalo në kategori