Rektori i UT-së në “PodGo”: Nuk i harrojmë miqtë e universitetit, duhet ta rrisim cilësinë e arsimit

Rektori i Universitetit të Tetovës (UT) Jusuf Zejneli është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për UT-në, arsimin në vend, si dhe të rinjtë.
Ai kujtoi kohën e para 30-viteve kur u themelua UT-ja, duke thënë se nuk duhet asnjëherë të harrohen miqtë e universitetit dhe ata që kanë kontribuar për atë.
“Çdo sakrificë e kemi kthyer në triumf dhe progres dhe tani dielli shkëlqen më shumë në Universitetin e Tetovës. Kemi festuar 30-vjetorin e themelimit më 17 dhjetor të 2024, ndërsa më 17 shkurt shënuam nisjen e ligjëratave të para. Me këtë rast kujtojmë gjithë atë vendosmëri të intelektualëve shqiptarë, të cilët themeluan UT-në, në krye me rektorin e parë prof.dr Fadil Sulejmani. Ishte kënaqësi për ne që patëm rastin të shënojmë 30-vjetorin e UT-së. Në këtë përvjetor shpallë “honoris causa” profesorin Nevzat Halili, i cili ka qenë edhe i pranishëm para 30 viteve në themelimin e UT-së. Asnjëherë nuk harrojmë miqtë e universitetit dhe ata që kanë kontribuar për universitetin”, tha Zejneli.
Ai paralajmëroi objekt të ri për Fakultetin e Shkencave Natyrore të UT-së, duke shtuar se duhet të arrihet marrëveshje me Qeverinë dhe Komunën e Tetovës. Kurse i pyetur se sa e ndihmon shteti, UT-në ai tha se shteti e ndihmon UT-në, por se edhe kërkesat e universitetit janë të shumta.
“Kërkesat tona janë të shumta, jemi ende në fazën e konsolidimit. Kemi nevojë për investime të reja, për studentët, administratën dhe profesorët. Universitetet që janë të suksesshme janë më rebelë, edhe ne jemi më rebelë në kërkesat tona, por janë për të mirën e përgjithshme. Besoj që do të pasojë kërkesa për bibliotekën e re. Gjenerata e re kërkon biblioteka të digjitalizuara”, tha Zejneli.
Ndërsa në lidhje me të rinjtë dhe mësimdhënies, ai tha se profesorët duhet të jenë inovativ dhe t’u përshtaten kërkesave të studentëve.
“Forma kreative e mësimit te të rinjtë, mundohemi që t’i përshtatemi. Gjithmonë duhet të jemi inovativ në aspektin e mësimdhënies. Por gjenerata e re duhet ta përdorë për të mirë digjitalizimin. Jam i kënaqur që kemi studentë mjaft të mirë të cilët janë të përkushtuar, flasin gjuhë të huaja dhe e përdorin mjaft mirë teknologjinë. Por problemin unë e shoh se edhe profesori duhet të jetë i përgatitur mirë, ai duhet të përshtatet me studentët. Profesorët duhet të jenë inovativ, pasi ndryshon rrjedha e mësimit, ndryshojnë kërkesat dhe gjitha të tjerat”, tha Zejneli.
Ai tha se shumica e bartësve të funksioneve publike, të punësuarve në Komunën e Tetovës, si dhe vende të tjera të punës kanë qenë studentë të UT-së. Ndërsa sa i përket numrit të studentëve të rinj, ai tha se nëse krahasohet numri në 10 vitet e fundit ka pasur rënie të numrit në të gjitha universitetet.
“Megjithatë në dy vitet e fundit tek ne ka pasur rritje të numrit. Por migrimi, lëvizja e të rinjve, mundësitë tjera, dëshpërimi nga sistemi juridik ndikojnë në këtë proces. Por kjo na imponon dhe tregon se duhet ta forcojmë cilësinë. Çdo institucion i arsimit të lartë, të mesëm ose fillor duhet përkushtim më të madh për forcimin e cilësisë. Nuk ka më kohë për të humbur. Nuk duhet të shikohet sasia, por cilësia”, tha rektori i UT-së.
Ai gjithashtu theksoi se të diplomuarit në UT kanë mundësi të mëdha për punësime jashtë vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe