LAJMI I FUNDIT:

Gjesti shkakton të qeshura te shikuesit, ndërsa bën makijazh për spektaklin e së martës

Gjesti shkakton të qeshura te shikuesit, ndërsa bën makijazh për spektaklin e së martës

Reperi shqiptar Gjesti ka krijuar situata qesharake brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, teksa është filmuar duke bërë makijazh në dhomën e grimit.

Me një qëndrim plot humor dhe pa komplekse, ai ka eksperimentuar me produktet e grimit, duke i bërë shikuesit të qeshin me veprimet e tij spontane.

Në një moment, pranë tij është gjendur edhe Aldo, i cili ka vendosur t’i ndihmojë, duke i bërë një pikë në ballë – një simbol i njohur nga kultura indiane.


Kjo ndërhyrje e Aldos e ka bërë skenën edhe më argëtuese, ndërsa Gjesti e ka pranuar këtë detaj me të qeshura dhe batuta, duke e kthyer gjithë situatën në një shfaqje komike për publikun.

Ky moment është pritur me reagime të shumta nga shikuesit, të cilët kanë shijuar anën lozonjare dhe të çlirët të reperit.

Episodet e tilla dëshmojnë se Big Brother VIP Albania nuk është vetëm një garë strategjike, por edhe një vend ku banorët argëtohen dhe dhurojnë momente të lehta për publikun. /Telegrafi/