Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është takuar në Bruksel me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA,-së Pete Hegseth. Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e Ministrisë së mbrojtjes thuhet se ministri Vengu dhe sekretari Hegseth ranë dakord për vijimin e ndërveprimit në nivelet më të larta për objektiva të përbashkëta.
Gjatë ministerialit të NATO-s, ministri Vengu zhvilloi disa takime me homologët nga SHBA, Franca, Italia, Kroacia dhe Hungaria. Në fokus të bisedave ishte forcimi i bashkëpunimit ushtarak, vëmendja strategjike për rajonin tonë dhe çuarja përpara e projekteve të përbashkëta në Industrinë e Mbrojtjes dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.
Vengu u përshëndet gjithashtu me sekretarin e Përgjithshëm të NATO Mark Rutte, të cilin e vlerësoi për lidershipin e tij në drejtimin e Aleancës Euro-Atlantike në këto kohë sfiduese.
Në bisedën me ministrin e Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu bashkërenduan disa hapa në funksion të modernizimit të Forcave të Armatosura, me synim konkretizimin e projekteve në kohë sa më të shpejtë.
Në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin kroat Ivan Anušić ranë dakord për të forcuar më tej marrëdhëniet, me fokus të veçantë bashkëpunimin në Kosovë dhe sigurinë në rajonin Adriatik-Jonian. Ministri Vengu e ftoi kolegun kroat për një vizitë në Tiranë.
Me ministrin italian të Mbrojtjes Guido Crosetto, ministri Vengu diskutoi mbi avancimin e projekteve për transformimin e kapaciteteve tona në tokë, ajër dhe det.
“I bindur që shumë shpejt do kemi një sërë rezultatesh cilësore me impakt në hapësirën detare. Me kolegët italianë konvergojmë gjithashtu në rritjen e stërvitjeve, trajnimeve, edukimit”, u shpreh ministri i Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Gjatë bisedës me homologun hungarez, Kristof Szalay-Bobrovniczky, u trajtua mundësia për forcimin e bashkëpunimit në Industrinë e Mbrojtjes, edukimin në fushën e mjekësisë dhe shkëmbimin e eksperiencave në siguri dhe mbrojtje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë