LAJMI I FUNDIT:

Presidenca kërkon angazhim nga KQZ-ja, votat po numërohen në 18 komuna

Presidenca kërkon angazhim nga KQZ-ja, votat po numërohen në 18 komuna

Në gjithsej 18 komuna të Kosovës ka nisur nga sot numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit.

Kështu është bërë edhe në Prishtinë ku komisionerët e përzgjedhur po vazhdojnë të numërojnë votat për kandidatë për deputetë.

Dita e enjte shkoi qetë e nuk pati rënie të sistemit elektronik, por një fletëvotim me ngjitës polarizoi vëzhguesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së.


Problemet e ngritura që nga 9 shkurti me sistemin e KQZ-së por edhe vonesat në shpalljen e rezultatit përfundimtar, e kanë çuar sot në Presidencë, të parin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani në atë takim ka potencuar rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi.

“Lidhur me problemet e evidentuara në platformën elektronike të raportimit të rezultateve, z. Radoniqi sqaroi se KQZ-ja, menjëherë ka ftuar institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që të hetojnë problemin dhe se KQZ-ja është në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë mbi çështjet e identifikuara që kanë ndikuar në funksionimin e kësaj platforme. Ky raport do të ndihmojë në vlerësimin dhe adresimin e çështjeve të evidentuara, duke siguruar transparencë të plotë mbi arsyet që kanë çuar te ky problem”, thuhet në njoftim, raporton RTVD.

Ndërkohë, Ambasada e Gjermanisë konfirmoi për televizionin se serverët që i dhuruan nuk janë përdorur në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Pajisjet e ofruara synojnë të përmirësojnë infrastrukturën e TI-së të KQZ-së, megjithatë, ato nuk përfshijnë pajisje për numërimin e zgjedhjeve. Donacioni është organizuar dhe pajisjet janë blerë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, me financim të siguruar nga Gjermania. Ambasada gjermane është njoftuar se pajisjet e dhuruara nuk janë përdorur gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit”, kanë thënë nga ambasada gjermane.

E në mbledhjen e mbajtur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetari saj tha se kanë edhe plan B nëse ky sistem i numërimit nuk funksionon.

“Nëse kemi me pas probleme në disa nga qendrat e numërimit ne menjëherë do të fillojmë një procedurë tenderuese për printimin e disa formularëve të cilët janë të nevojshëm për numërimin e votave. Ajo do të merr kohë maksimum katër deri në pesë ditë”, ka thënë Kushtrim Radoniqi.

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka nisur para dy ditësh me shumë probleme teknike e vonesa ndërkaq siç njoftoi KQZ-ja sot ka nisur ky proces në gjithsej 18 komuna të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori