LAJMI I FUNDIT:

Rashiti përmes dhjetë pikave përshkruan se ku duhet të jetë fokusi i atyre që duan të udhëheqin qeverinë e re

Rashiti përmes dhjetë pikave përshkruan se ku duhet të jetë fokusi i atyre që duan të udhëheqin qeverinë e re

Më 9 shkurt në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, LVV doli e para, PDK e dyta dhe LDK si parti e tretë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanit për Politika në Prishtinë, në një postim në Facebook, ka shkruar se derisa numërohen votat, ata që pretendojnë ta formojnë apo udhëheqin qeverinë, duhet të kenë parasysh disa aspekte, transmeton Telegrafi.

Rashiti në 10 pika ka përshkruar temat kryesore që duhet të kenë fokusin.


“1.Në maj është takimi i ministrave të Këshillit të Evropës. 2. Ukrainën e cila po copëtohet.  3.Përmbajtjen e letrës së presidentit Trump për presidentin e Serbisë. 4.Krizën e madhe brenda BE-së.
5.Tensionet BE-SHBA. 6. Ndërprerjen e asistencës dhe programeve të SHBA-së për të gjitha vendet e botës, po në këtë rast Kosovën”, shkruan ai.

Tutje, Rashiti si pikë të shtatë ka renditur impaktin e masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat sipas tij,  nuk do të hiqen shpejt.

“8.Rënien masive të aktivitetit ekonomik vendor. 9 Degradimin e arsimit. 10. Mungesën e projekteve e investimeve madhore infrastrukturore e zhvillimore”, theksoi ai.

Si përfundim, Rashiti deklaroi se “Besoj se liderët e subjekteve nuk kanë as kohë dhe asnjë ditë për të manovruar me ambiciet e tyre personale dhe politike. Matesi i vetëm për ambiciet të tyre janë qeverisja dhe zhvillimi”.

Kujtojmë se deri më tash janë numëruar 99.57 për qind, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.87 për qind, pason Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.61 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 7.46 për qind.

Të mërkurën, ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Në rezultatet preliminare nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës. Ato do të numërohen në një fazë të mëvonshme pasi të përfundojë numërimi në qendrat komunale të numërimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori