LAJMI I FUNDIT:

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari dhe blerësi në Fier

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari dhe blerësi në Fier

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis në doza. Sipas Policisë, i riu u kap duke i shitur në banesën e tij, doza kokaine dhe kanabisi një 30-vjeçari. Gjithashtu, nisi hetimi edhe për 4 shtetas të tjerë, dy prej të cilëve minorenë.

Policia sekuestroi 508 gramë kokainë dhe qindra doza Cannabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro, si edhe u sekuestruan pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.

Njoftimi i Policisë Fier


Finalizohet pas ndjekjes me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë i koduar “Price”.

Shiste Kokainë dhe Cannabis në doza, nga banesa e tij, në lagjen “Afrim i Ri”, arrestohet 28-vjeçari, me precedent në këtë fushë.

Në pranga edhe një 30-vjeçar, si dhe në hetim 4 shtetas, blerës të dozave të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 508 gramë kokainë dhe qindra doza Cannabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro. Gjithashtu, sekuestrohen pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi implikimin e një shtetasi në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional dhe me Prokurorinë e Fierit, finalizuan operacionin policor të koduar “Price”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç, dhe R. N., 30 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç.

28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza Kokaine dhe Cannabisi, shtetasit R. N. dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Lajme
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Lajme
Kalo në kategori