LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 3° cloudy

Përmbyllet projekti me GIZ-in “Bashkë për një ambient më të pastër”

Përmbyllet projekti me GIZ-in “Bashkë për një ambient më të pastër”

Komuna e Podujevës bashkë me GIZ-in gjerman kanë përmbyllur projektin “Bashkë për një ambient më të pastër”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se me realizimin e këtij projekti, Komuna me mbështetjen e GIZ-it dhe në bashkëpunim me kompanitë për menaxhimin e mbeturinave “Pastrimi” dhe “Natyra” ka bërë hapa të rëndësishëm për ndarjen e mbeturinave në shkolla dhe institucione.

“Rezultatet e këtij projekti janë: në shkollën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ tashmë po ndahen mbeturinat e letrës dhe plastikës; 13,000 nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla të tjera janë trajnuar për ndarjen e mbeturinave përmes punëtorive dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese; Institucione të ndryshme publike janë pajisur me 374 kosha të mbeturinave (për letër, plastikë, të përzier, etj.), duke kontribuuar në procesin e riciklimit; Numri i familjeve të regjistruara për grumbullimin e mbeturinave është rritur nga 13,440 në 19,454, falë bashkëpunimit me kompaninë ‘Pastrimi’ “.


Tutje bëhet e ditur se vizitat studimore në kompani të menaxhimit të mbeturinave në Gjermani kanë ndihmuar në përmirësimin e praktikave lokale.

Ndërkaq, në përmbyllje të këtij projekti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, falënderoi Kryetaren e programit, Marianne Alker dhe të gjithë bashkëpunëtorët e projektit, pa të cilët do të ishte i pamundur ky rezultat. Institucione publike në Podujevë kanë ndërtuar një shprehi e cila përafron me standardet e BE-së për ndarjen e mbeturinave, duke siguruar që letra dhe plastika të kontribuojnë në ekonominë për një të ardhme më të qëndrueshme. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Kalo në kategori