LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 3° clearsky_night

Gjatë viteve të fundit punësohen 25 asistent në shkolla të Ferizajt për fëmijët me nevoja të veçanta

Gjatë viteve të fundit punësohen 25 asistent në shkolla të Ferizajt për fëmijët me nevoja të veçanta

Komuna e Ferizajt gjatë viteve të fundit ka rekrutuar gjithsejtë 25 asistent nëpër institucione shkollore për t’u kujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta. Punësimi i tyre ishte kërkesë e prindërve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta. Me gjithë atë nevojat janë ende të mëdha për rekrutime të tilla pasi që sipas zyrtarëve komunal në këtë komunë janë rreth 100 fëmijë me nevoja të veçanta.

Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se prej disa vitesh gradualisht kanë filluar me rekrutimin e Asistentëve për fëmijë me nevoja të veçantë në shkollat e Ferizajt.

“Rekrutimin e asistentëve e kemi bërë konform vendeve të lejuara sipas kërkesave gradualisht prej vitit 2019 e deri më 2025, kemi rekrutuar 25 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta, megjithatë, ky numër nuk është i mjaftueshëm për mbulimin e nevojave të domosdoshme për sigurimin e asistencës dhe kujdesit të fëmijëve të cilët i përkasin kësaj kategorie për lehtësimin dhe mundësimin që këta fëmijë të ndjekin procesin edukativ-arsimor në mënyrë sa më të lehtë. Në bazë të rritjes së rasteve të fëmijëve me nevoja të veçanta nëpër shkolla numri aktual i asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta është i pamjaftueshëm dhe është shumë e nevojshme që shërbimet për këtë kategori të fëmijëve të rritën në mënyrë që efikasiteti, kujdesi dhe tretmani të jenë sa më të mira”, ka thënë Llabjani./Telegrafi/


Në trend

Më shumë

"Do nominojmë Gjestin dhe Eglin", banorët thyejnë rregullat duke diskutuar për nominimet në rast se iu bie Kutia e Pandorës

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë

ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë

Ekonomi
Kalo në kategori