“Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik janë jetikë për avancimin e anëtarësimit në BE, për nxitjen e reformave dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Ballkanin Perëndimor”. Kështu u vlerësua në konferencën rajonale “Fuqizim. Integrim. Rritje” të mbajtur në Budva.
Konferenca u hap zyrtarisht nga Ministrja për Çështjet Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq dhe Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian. Konferenca theksoi bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik si pikat kryesore për avancimin e anëtarësimit në BE dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Për qytetarët e Malit të Zi, përfshirë ata të rajonit, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është thjesht një objektiv politik – është një premtim për një jetë më të mirë, punë dinjitoze, infrastrukturë cilësore dhe mbi të gjitha, për stabilitet dhe siguri. Qeveria jonë është plotësisht e përkushtuar në arritjen e këtij objektivi. Mbyllja së fundmi e tre kapitujve të negociatave nuk është thjesht një sukses – është një sinjal që objektivi ynë për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028 është i arritshëm”, – deklaroi Gorçeviq.
Në ditën e dytë, Kryenegociatori i Malit të Zi, Predrag Zenoviq dhe Ambasadori i Gjermanisë, Peter Felten theksuan rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal në përshpejtimin e reformave dhe në nxitjen e konvergjencës socio-ekonomike.
Ambasadori Felten theksoi se “është një shenjë e mirë që të gjitha vendet e rajonit dhe institucionet përkatëse e shohin integrimin ekonomik rajonal si objektivin kryesor politik, pasi ai nxit zhvillimin ekonomik rajonal dhe kombëtar. Unë e shoh këtë si një dëshmi të vendosmërisë së rajonit për të bashkëpunuar ngushtësisht për ta bërë integrimin ekonomik një realitet”.
Në ditën e dytë të konferencës, në panelin e dedikuar për përfitimet e para-anëtarësimit morën pjesë Valentina Superti, Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, Ministrat për Çështjet Evropiane Maida Gorçeviq, Tanja Misçeviq dhe Orhan Murtezani, Zëvendëskryeministri për Integrimin Evropian Besnik Bislimi, Drejtori i Përgjithshëm për Integrimin dhe Politikat Evropiane Adrian Kamenica, si dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Josip Brkiq.
Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, foli për përfitimet e Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u fokusuar te reformat dhe tek integrimi progresiv në Tregun e Vetëm të BE-së dhe në Tregun e Përbashkët Rajonal.
Ministrat theksuan rëndësinë e nismave rajonale për një përafrim më të shpejtë me standardet evropiane dhe me integrimin në Tregun e Vetëm të BE-së. Projektet si “Korsitë e Gjelbra” dhe SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) u lavdëruan veçanërisht për përmirësimin e lidhjes rajonale dhe të integrimit ekonomik. Ata theksuan se Plani i Rritjes shihet si një mjet për ta afruar rajonin me BE-në, për të nxitur dialogun rajonal dhe për të avancuar reformat.
Megjithatë, u theksua se Plani i Rritjes nuk duhet të shihet si i vetmi udhërrëfyes, por si një mekanizëm për të përshpejtuar proceset e integrimit dhe për të tërhequr investime. Folësit pranuan se, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor po zbatojnë reforma, ata po presin sinjale më të forta mbështetjeje nga BE-ja për të konfirmuar se rajoni është në rrugën e duhur. Ata theksuan gjithashtu se rezultatet konkrete dhe shpërblimet për arritjet janë thelbësore për progresin e mëtejshëm.
Daniel Bagwitz, Drejtori i Zyrës së GIZ-it në Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi, theksoi angazhimin e GIZ-it në mbështetjen e integrimit rajonal dhe të integrimit në BE përmes nismave si projekti “RegioTrade”. “Si GIZ, të ngarkuar nga qeveria gjermane dhe BE-ja, jemi të angazhuar për të minimizuar hendekun ndërmjet rajonit dhe BE-së duke punuar me qeveritë, sektorin privat dhe me shoqërinë civile. Përmes projektit “RegioTrade”, ne do të ndihmojmë në zbatimin e reformave ekonomike që e afrojnë rajonin me BE-në deri në integrimin e plotë të tij”.
Dr. Tanja Boskoviq, Menaxhere e Projektit në GIZ, prezantoi projektin “RegioTrade” dhe rolin e tij në forcimin e tregtisë rajonale dhe në nxitjen e integrimit në BE, duke theksuar përafrimin e tij me reformat socio-ekonomike të planifikuara në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për periudhën 2024–2027. Ajo shtoi se krijimi i një Tregu të Përbashkët Rajonal deri në vitin 2028 nuk është thjesht një vizion ambicioz—ai udhëhiqet nga nevojat praktike ekonomike. Ndonëse nuk do të zgjidhë çdo problem, heqja e shumë pengesave fizike, teknike dhe fiskale që e ndajnë rajonin do të krijojë një treg më të integruar dhe më konkurrues. “RegioTrade” do ta mbështesë përshpejtimin e këtij procesi dhe do të sigurojë përfitime materiale për bizneset dhe qytetarët.
Maja Handjiska Trendafilova, Drejtoreshë e ReSPA-s (Shkolla Rajonale e Administratës Publike), theksoi udhëheqjen e ReSPA-s në përmirësimin e administratës publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor: “ReSPA është krenare që i fuqizon nëpunësit civilë si shtylla e bashkëpunimit rajonal dhe e integrimit në BE. Përmes partneriteteve me shërbimet e KE-së, me shtetet anëtare të BE-së dhe me qarqet akademike, kemi nxitur progresin kundrejt integrimit në BE, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe dixhitalizimit. Si një garantues i mundshëm rajonal për Akademinë e Tregut të Vetëm, ne mbetemi të angazhuar për të nxitur kolegjialitetin, forcimin e institucioneve dhe transferimin e qëndrueshëm të dijeve për një rajon më të fortë dhe më të lidhur”.
Konferenca mblodhi politikëbërës, zyrtarë të BE-së, liderë biznesi dhe ekspertë për të diskutuar rreth tregtisë rajonale, reformave strukturore për periudhën 2024–2027 dhe integrimit më të thellë në Tregun e Vetëm të BE-së.
E organizuar nga GIZ-i dhe e mbështetur nga BE-ja dhe Gjermania, ajo theksoi rolin e partneriteteve në mbështetjen e rritjes ekonomike dhe në anëtarësimin në BE. Konferenca është organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Tregtia e Jashtme i GIZ-it, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), në bashkëpunim me Ministrinë për Çështjet Evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?