LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron Netanyahu: Izraeli nuk do ta çojë përpara marrëveshjen e armëpushimit pa listën e pengjeve

Paralajmëron Netanyahu: Izraeli nuk do ta çojë përpara marrëveshjen e armëpushimit pa listën e pengjeve

Kryeministri i Izraelit sapo ka paralajmëruar se marrëveshja e armëpushimit është në rrezik – pasi vendi nuk do të vazhdojë me marrëveshjen derisa Hamasi të nxjerrë një listë me 33 pengjet që do të lirohen.

Zyra e tij sapo ka lëshuar këtë deklaratë: “Ne nuk do të ecim përpara me marrëveshjen derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord”.

“Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, shton deklarata, shkruan skynews.


Ndryshe, Hamasi së fundmi ka deklaruar se mekanizmi i lirimit të pengjeve izraelite që mbahen në Gaza do të varet nga numri i të burgosurve palestinezë që Izraeli do të lirojë.

Faza fillestare gjashtë-javore e armëpushimit përfshin tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza qendrore dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri.

Gjatë kësaj periudhe, grupi militant do të lirojë grupin e parë prej 33 pengjesh dhe Izraeli do të lirojë dhjetëra të burgosur palestinezë. /Telegrafi/