LAJMI I FUNDIT:

Profesorët dhe mjekët i bashkohen protestës së studentëve kundër Vuçiqit

Profesorët dhe mjekët i bashkohen protestës së studentëve kundër Vuçiqit

Profesorët dhe hulumtuesit e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar sot një marsh në mbështetje të studentëve që po protestojnë tash e disa javë kundër qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të gjithë janë mbledhur në orën 11:30 para ndërtesës së Akademisë së Arteve, nga ku kanë ecur deri në kampus, shkruan danas.rs.

Një burrë tentoi të sulmonte me thikë një student në Novi Sad
Lexo po ashtu Një burrë tentoi të sulmonte me thikë një student në Novi Sad

Në sheshin para Fakultetit të Mjekësisë, nga ora 10:45, janë mbledhur punonjës të shëndetësisë, mjekë, stomatologë, farmacistë, teknikë mjekësorë, fizioterapistë dhe të tjerë dhe janë nisur në marsh proteste drejt Akademisë, të cilëve u janë bashkuar edhe profesorët për të shkuar deri tek kampusi.


Pas 15 minutash heshtje, e cila filloi në nderim të 15 viktimave të shembjes së strehës së jashtme prej betoni në Stacionin e Trenit në Novi Sad, kolona u nis drejt kampusit.

Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Lexo po ashtu Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd

Kujtojmë se studentët nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Vuçiqit dhe po kërkojnë ndryshime radikale në fusha të jetës.

Ndryshe, studentët po kërkojnë edhe drejtësi për 15 viktimat e Novi Sadit. /Telegrafi/