Nga: At Zef Pllumi (pjesë nga Rrno vetëm për me tregue)
Më kishin mbetë pak muej për me krye dënimin [në Kënetën e Maliqit], por ishem mërzitë aq shumë, se dyshojshem a mund ia mbrrijë asaj ditës së lirimit. M’erdh ndër mend, me ba nji lojë. Kishem vu re, se ata ushtarakët që ishin të ngarkuem, me mbajtë regjistrat e evidencat, ishin aq injorantë, sa nuk dijshin me dallue muejt: Dhetorin prej të dhetëtit (Tetorit).
Ishte si rregull, që dy muej para se të vinte dita e lirimit, duhej me i ba nji kërkesë komandës së burgut, ku ishe efektiv. Un ia bana nji kërkesë Burgut të Shkodrës, tue i thanë që; më 14 të dhetëtit plotsoj dënimin e, duhej të më lironin, pamëvarsisht se un, e kishem më 14 Dhetor. Ia lexova kërkesën At Donatit e, At Aleksit. Ata më bërtitën të dy. Më thane; aman, mos ban marina, se të mbysin. Por un e bana marrinë. E nisa letrën. Pritshem ndonji përgjigje. E kotë. Mërzia më shtohej përditë. E si mos me u shtue?! Nuk mund shifshem ma keq. Puna ishte randue aq shumë: trajtimi i Komandës, nuk bahej ma i egër; njerzit ishin shterrë fuqish: Çadrat e Vdekjes ishin dhetëfishue; kapanonet plot me njerz të smundë. Nji pjesë e madhe, ishin ajë kambësh e mucatë fëtyret.
Ashtu zharg, i nxirshin në punë. Çdo mëngjes, ishte nji terror i tërbuem. E vërtetë që thohej se; mbas dënimit të Koçi Xoxes, ishte ndalue shkopi e rrahja, por qe se, për sherr, kishte teprue aty ndonji bisht lopatet, që duhej provue, a thue mund thehej për shpinë të njeriut!
Pisllëku, mizerja, mizat, morrat, era e qelbte e kënetës, uji i ngjelmët e i amshtë, bile me krymba, bukën, po nuk e hanger, sa ta merrshe në dorë, ishte rrezik, se ta vjedhshin, natën e ditën. Kishin mbarue ato takimet, e bisedat grupe-grupe. Të merrte malli, me e pa nji mikun tand e, nuk dijshe ku me e gjetë.
Nji ditë, nji djalë i ri po më thonte:
– E din ti kanalin e Dunavecit?
– Posi nuk e dij? Aty rash un dëshmor.
– Uu, me të vërtetë, ti nuk ndigjove me punue aty, na u zhgatrruem fare. Sa të marrë që u treguem: këta janë babai i rrenës. Aty pra, afër Dunavecit, asht Vloçishti. Në vjetin që shkoi, kam punue atje. Ishte kampi ma i tmerrshmi, që mund mendohet. Sa vetë kanë vdekë, ndër tortura të punës! E kam pa me sy të mij priftin katolik, Papa Josif Papamihalin, kur e kanë mbulue për së gjalli me llucë, aty në mes të kanalit. Shumkush u dëshprue e, nuk mundi ta durojë ma gjatë vdekjen. Shokët e mij, para se me fjetë, vijshin me u falë, me marrë hallallin e thojshin: “U pafshim n’atë jetë!” e u hidhshin te telat e rrethimit, për me u pushkatue. Por, edhe ky kamp, po vjen tue marrë pamjen e tij: pak gja ndryshon. Drue se edhe këtu, për së shpejti do të filloje hudhja ndër tela. Jeta nuk durohet ma, në kët mënyrë.
E pashë se ishte dishprue. U mundova t’i jap zemër. Po çka t’i jap: un ishem keq për vedi, vetëm shpresojshem se po më vjen ndonji përgjegjë. Përgjegje nuk erdh. At Donati, kishte mbrrijtë aq keq, sa mezi mbahej në kambë. I bani nji letër Mehmet Shehut, i cili kishte marrë Ministrinë e Brendshme në dorë, ku i kërkonte, me e transferue për në Burrel.
– Si, – i thashë un, – për në Burrel?! Po a din që atje thonë se asht e shkrueme: Burrel, ky hynë e nuk del?!
– Më thanë se për atje, ashtu thohet, ndërsa ketu, nuk asht shkrue gja, por desin përditë, ma shumë se atje.
Mbas disa kohe Mehmet Shehu ia pranoi lutjen. Por mue, nuk më erdh nga Shkodra kurrnji përgjigje. Atëherë hodha gurin e fundit. Me nji letër, lajmova se; më dt.14 të dhetëtit, kishem ditën e lirimit! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Çdo të Hënë me çikat e Prishtinës
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Dhjetë rastet kur Bob Dylan ishte figura më bezdisëse në skenën e rokut
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Si t’i mbijetosh histerisë kolektive?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë