LAJMI I FUNDIT:

100 mijë euro garanci për liri, rrahje, fletëarrest: 2024-ta vit dramatik për Noizyn

100 mijë euro garanci për liri, rrahje, fletëarrest: 2024-ta vit dramatik për Noizyn

Rigels Rajku, reperi shqiptar me nofkën ‘Noizy’ do ta mbajë mend gjatë vitin që lamë pas.

Rrahje, probleme me shtetin, arrestim, garanci për lirim janë veç disa nga telashet që atij i dolën përgjatë 2024-ës.

Ishte vera e vitit që lamë pas, konkretisht muaji gusht kur mediat ‘gëluan’ nga raportime të shumta për një rrahje që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë.


Noizy (Foto: Screenshot/Instagram)

Pak momente pas raportimeve, u mor vesh se viktima e këtij rasti ishte Medi Iseni, një TikTok-er i njohur në Kosovë e në Shqipëri.

Noizy dorëzohet në polici
Lexo po ashtu Noizy dorëzohet në polici

Pak më vonë u kuptua se të dyshuar për rastin ishin Rigels Rajku (Noizy), Arkimed Lushaj (Stresi) si dhe DJ Crax.

Noizy (Foto: Screenshot/Instagram)

Ngjarja dukej të ketë qenë e rëndë pasi që nga imazhet e publikuara nga viktima Medi Iseni, dukeshin plagët e mëdha që i ishin shkaktuar atij në regjionin e fytyrës.

Stresi dorëzohet në Policinë e Pejës
Lexo po ashtu Stresi dorëzohet në Policinë e Pejës

I njëjti në disa paraqitje publike pretendonte se sulmi i kishte ardhur pabesisht e në befasi pasi që ishte ftuar nga reperi Stresi për të biseduar me Noizyn e për të sqaruar mosmarrëveshjet që ata kishin pasur në të shkuarën.

Medi Iseni (Foto: Screenshot/Instagram)

Reagimi i policisë në raport me kapjen e tre të dyshuarve ishte i vonshëm. Ata tanimë ishin arratisur në Shqipëri ndonëse ndaj tyre ishte lëshuar fletëarrest.

Ashtu, larg drejtësisë ata qëndruan për disa ditë derisa më 7 gusht në Shëngjin të Shqipërisë nga forcat e rendit u prangosën Noizy e Dj Crax.

Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn dhe Dj Crax - vendos ekstradimin drejt Kosovës
Lexo po ashtu Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn dhe Dj Crax - vendos ekstradimin drejt Kosovës

Menjëherë pas marrjes së lajmit për kapjen e tyre, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte kërkuar ekstradimin e tyre për në Kosovë.

Mirëpo kështu nuk shkoi gjithçka. Noizy u lirua pas pak më shumë se një jave nga Gjykata e Durrësit pasi ofroi garanci plot pesë milionë lekë.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Ndonëse e fitoi me para, artisti vazhdoi ta shijonte lirinë pasi që menjëherë pas daljes nga burgu ai nisi me turneun e koncerteve nëpër Shqipëri e madje edhe me paraqitje ‘live’ në rrjetet e tij sociale.

Noizy lirohet nga paraburgimi
Lexo po ashtu Noizy lirohet nga paraburgimi

Disa muaj më pas, në nëntor, këngëtari u vetë-paraqit në Policinë e Pejës, e me rastin e tij nisi të merrej prokuroria.

Noizy (Foto: Screenshot/Instagram)

Sidoqoftë, edhe këtu, Noizy dha garanci për lirimin e tij plot 50 mijë euro gjë që bëri që atij t’i ndryshohet kërkesa për paraburgim, në dorëzani.

Telashet me drejtësinë për reperin Rajku nuk janë përvojë e re. Viteve të mëhershme ai kishte pasur disa herë probleme me personazhe të tjera publike.

Pamje nga përleshja fizike mes Noizyt dhe Cllevios në vitin 2023

Ndër të fundit që mbahet mend është përleshja e tij me reperin Clevio, si rrjedhojë e së cilës ky i fundit përfundoi për goxha kohë prapa grilave.

Ky sulm duket që më pas nxiti edhe incidente tjera ku reperi ishte epiqendër, që nga djegia e veturës së tij, deri tek sulmi me eksploziv te lokali ku ai është pronar.

Për t'u liruar nga burgu, Noizy ofroi garanci pasurore në vlerë 50 mijë euro
Lexo po ashtu Për t'u liruar nga burgu, Noizy ofroi garanci pasurore në vlerë 50 mijë euro

E të gjithë e mbajnë mend atë përleshjen e famshme mes Noizyt e ish-grupit BabaStars në Prishtinë në të cilën reperi kishte mbetur i plagosur.

Por a do të jetë viti 2025 vit kur Noizy do t’i lë prapa këto histori e do të merret më shumë me karrierën e tij artistike e biznesore? Kjo mbetet të shihet.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

/Telegrafi/ 

Në trend Magazina

Më shumë
Kalimi i Gjestit në Shqipëri, reagon Olsa Muhameti: Po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një

Kalimi i Gjestit në Shqipëri, reagon Olsa Muhameti: Po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një

Magazina
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar

Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar

Magazina
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti

Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti

Magazina
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother - e nxjerr nga vetja G Banin

Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother - e nxjerr nga vetja G Banin

Magazina
'Shpërthen' Instagrami i Gjestit - përfiton rritje enorme të ndjekësve

'Shpërthen' Instagrami i Gjestit - përfiton rritje enorme të ndjekësve

Magazina
Monika Lubonja komenton hyrjen e Gjestit në BBVA: Ka për të trazuar shumë ujëra

Monika Lubonja komenton hyrjen e Gjestit në BBVA: Ka për të trazuar shumë ujëra

Magazina
Kalo në kategori