LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në Moskë, vritet kreu i trupave bërthamore të Rusisë

Shpërthim në Moskë, vritet kreu i trupave bërthamore të Rusisë

Një gjeneral i lartë rus është vrarë në një shpërthim në Moskë, sipas komitetit hetimor të vendit.

Gjenerali Igor Kirillov u gjet i vdekur së bashku me asistentin e tij jashtë një ndërtese apartamentesh në Ryazansky Prospekt në Moskë.

Bëhet e ditur se shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e fshehur brenda një skuteri, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Një ditë para vdekjes së tij, Kyiv Post raportoi se gjenerali u dënua për përdorimin e armëve kimike të ndaluara në Ukrainë.

Ndërsa hetuesit thanë se një hetim penal është hapur në lidhje me vdekjen.

Siç raportohet, Kirillov ishte në krye të Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë.

Ndryshe, trupat e mbrojtjes radioaktive, kimike dhe biologjike të Rusisë, të njohura si RKhBZ, janë forca speciale që veprojnë kur ekziston një kërcënim nga kontaminimi radioaktiv, kimik dhe biologjik. /Telegrafi/