Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 11 dhjetor trupi gjykues ka miratuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e nëntë dëshmitarëve me shkrim. Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore të Dhomave të Specializuara të Kosovës nga zëdhënësi Michael Doyle.
Po ashtu, gjatë kësaj konferencë u tha se më 9 dhjetor, trupi gjykues miratoi kërkesën e një dëshmitari për të dhënë dëshmi me masa mbrojtëse përmes video-lidhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa në çështjen Salih Mustafa, sipas zëdhënësi Doyle, Kryetarja e DHSK-së caktoi një panel të Gjykatës Supreme, më 10 dhe 11 dhjetor, për të vendosur lidhur me dy kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë: përkatësisht një nga Mustafa dhe një nga Prokuroria.
“Të dyja kërkesat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit me titull Vendim për Lëshimin e një Vendimi të Ri Dënimi për Salih Mustafën. Z. Mustafa pretendon se paneli i Gjykatës së Apelit ka shkelur ligjin në përcaktimin e dënimit për akuzën e vrasjes së paligjshme dhe i kërkon Panelit të Gjykatës Supreme të caktojë dënim më të ulët për këtë akuzë, ose t’ia kthejë panelit kompetent për vendim të ri. Prokuroria kundërshton ligjshmërinë e dënimit me 15 vjet të dhënë nga Dhoma e Apelit si tepër të ulët dhe i kërkon Panelit të Gjykatës Supreme t’ia kthejë çështjen Panelit të Apelit për të caktuar një dënim të ri”, tha Doyle.
Gjatë kësaj konference u fol edhe për aktakuzat kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, akuza që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar ndaj dëshmive të dëshmitarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjilan, arrestohet i dyshuari për organizim të lojërave të fatit
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit