LAJMI I FUNDIT:

Kreshniku ngacmon Dafinën: Çdo femër që punon, lekët duhet me ia dhënë burrit

Kreshniku ngacmon Dafinën: Çdo femër që punon, lekët duhet me ia dhënë burrit

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji kanë kurorëzuar ditët e fundit romancën e tyre me një martesë të bukur, duke shpallur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

E pas këtij momenti të rëndësishëm, Kreshniku ka bërë një kërkesë të papritur për këngëtaren e njohur në formë shakaje.

Ai ka postuar në InstaStory një mesazh ku ka thënë: “Çdo femër që punon, lektë duhet me ia dhonë burrit”.


Foto: Kreshnik Gjergji/Instagram

Ky mesazh ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka ngritur disa pyetje për mënyrën se si Dafina mund ta marrë këtë kërkesë.

Çifti, i njohur për pasionin dhe dashurinë që tregojnë për njëri-tjetrin, shpesh ndajnë momente të bukura bashkë, duke e ndarë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Duket se ngacmimet e tilla me humor janë pjesë e pandashme e përditshmërisë së çiftit. /Telegrafi/